India, Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur një iniciativë trepalëshe për zbatimin e projekteve energjetike që do të fokusohen në burimet e rinovueshme të energjisë.
Projektet që do të zhvillojnë shtetet do të merren me burimet e energjisë diellore dhe bërthamore, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e biodiversitetit, veçanërisht në rajonin e Oqeanit Indian.
Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë tha se vendet do të organizojnë ngjarje trepalëshe si pjesë e aktiviteteve që New Delhi do të ndërmarrë gjatë presidencës së tij të Grupit të 20 ekonomive më të mëdha (G20).
Zbatimi i iniciativave
Gjatë një bisede telefonike, ministrat e jashtëm të tre vendeve vendosën të miratojnë një udhërrëfyes për zbatimin e nismës.
Me një bisedë telefonike, ministrat vazhduan takimin e shtatorit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Shtetet do të fokusohen në çështje kyçe si ndotja e plastikës me përdorim të vetëm dhe adresimi i krizës ushqimore, thuhet në deklaratë.
U ra dakord që vendet do të përpiqen të sigurojnë përafrim më të madh të politikave të tyre ekonomike, teknologjike dhe sociale me qëllimet e Marrëveshjes së Parisit 2015 për të luftuar ndryshimet klimatike. /tesheshi.com/