Një 6-vjeçare e përdhunuar në lindje të Indisë vdes pas javës në spital
Një vajzë 6-vjeçare, e cila ishte përdhunuar dhe më pas keqtrajtuar në shkollë një javë më parë, ka vdekur pasi luftoi për mbijetesë e shtruar në spital.
Ajo u gjet e pavetëdijshme në shkollën e qarkut Cuttack të shtetit Odisha, me plagë në kokë dhe ije, si dhe shenjat e mbytjes në qafën e saj, siç informoi një zyrtari i lartë i policisë vendase.
“Ne kemi arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për krimin”, tha zyrtari.
Sipas hetimeve paraprake, i akuzuari e joshi vajzën në lokalet e shkollës pasi ajo ishte në rrugën e saj për të blerë biskota.
“Duket pas dhunimit të saj në ambientet e shkollës, ai u përpoq ta vriste duke e keqtrajtuar atë deri në mbytje”, shpegoi autoriteti policor.
Motra e viktimës ka kërkuar një gjyq të shpejtë dhe një dënim me vdekje për fajtorin.
Indi po shndërrohet në atdheun e përdhunimeve, pasi kohë pas kohë plasin skandalet për akte të tilla që nuk kursejnë as vajzat e mitura deri në humbje jete. /tesheshi.com/