Për pak sa Mohammed Furqan nga India, për të cilin mjekët pretendonin se kishte vdekur, do digjej i gjallë, sipas portalit LadBible.
Pasi 21-vjeçari pësoi një aksident, mjekët thanë të hënën, më 1 korrik, se ai kishte vdekur.
Familja e tij filloi përgatitjet për varrim, ndërkohë që trupi i Muhammedit ishte në ambulancë.
Por ndërkohë, vëllai i tij Irfani vuri re lëvizjet e Muhammedit.
“Unë vërejta lëvizje dhe menjëherë e transportuam në spital Ram Manohar Lohia. Mjeku tha se ai ishte gjallë”, tha Irfani.
Mjekët theksuan se ai ishte në gjendje të keqe, por truri i tij ishte gjallë.
Dr. Narendra Agarwal ka thënë se ky rast duhet të hetohe, thotë LadBible. /tesheshi.com/