Një tigër u vra në Indi, pasi kishte vrarë 13 vetë dhe po kërkohej prej dy vjetësh.
Agjencia Shtetërore Pyjore e Maharashtra deklaroi se ata morën një paralajmërim nga fshatarët e fshatit Borati se tigri ishte parë në zonën përreth. Ekipi i cili mbërriti në fushë u përpoq të kapë tigrin. Megjithatë, ata nuk arritën ta bënin këtë, ndaj dhe e vranë sepse ai u përpoq gjithashtu t’i sulmonte. Aktivistët në Indi kanë nisur fushata që kërkojnë që tigrat të mos kapen, pavarësisht pasojave, e aq më pak të vriten
Tigri i ekzekutuar kishte vrarë 13 njerëz në zonën e Maharashtra që nga viti 2016. /tesheshi.com/