Vjen dhe incidenti i parë në fushatën për kreun e ri të PD-së. Bedri Hoxha, ish-deputet i kësaj partie është goditur nga një person para takimit të kandidatit Basha në Burrel, me anëtarë dhe simpatizantë demokratë.
Ngjarja ka ndodhur para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti. Emri i personit që ka goditur me grusht ish-deputetin Hoxha, apo dhe arsyet, ende nuk janë bërë të ditura. Ky i fundit është mjaftuar duke thënë se ka bërë denoncim në polici.
Nuk dihet nëse ky incident ka lidhje të drejtpërdrejtë me fushatën që po zhvillohet ku Selami e Basha garojnë për kreun e partisë. Por dhe nëse ka lidhje, kjo reflekton krizën e pazakontë që ka mbërthyer partinë më të madhe opozitare në vend. /tesheshi.com/