Autoritetet kosovare ende nuk kanë zbardhur rastin e mbrëmshëm në sheshin kryesor të Prishtinës, ku gjatë një feste birre u dëgjuan disa të shtëna armësh, gjë që çoi në kaos të pazakontë në rrugë, si pasojë e njerëzve që iknin nën panik.
Deri më tani, bëhet fjalë për rreth 50 të plagosur, por vetëm si pasojë e turmës. Ndësa për autorin e të shtënave, apo arsyet, ende nuk ka ndonjë një version zyrtar përfundimtar.
Deri më tani, ngjarja po komsunohet vetëm për shkak të imazheve të pazakonta që serviren, ku shihet lukunia e njerëzve që rend e tmerruar për t’u larguar nga sheshi. /tesheshi.com/