Pas PD-së, edhe LSI i rri gati për çdo rast qeverisë për ta qëlluar me ndonjë kritikë, në dukje parimore.
Kështu, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas ngjarjeve në burgun e Shënkollit dhe atë të Vaqarrit, duke deklaruar se “pasiguria në burgje është e patolerueshme”.
“Të marrë fund papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmëria. Çdo zyrtar të bëjë detyrën ose të ndëshkohet”, tha “paradhona politike” e Metës, që tek Burgjet sheh Saimir Tahirin, dora vetë.
Siç dihet, ministri i Rendit përbën një ndër shkaqet e ndarjes mes Ramës dhe Metës. Dhe kur është fjala për diçka që ka lidhje me Rendin ose vetë figurën e Tahirit, LSI është shumë aktive, edhe me konferenca shtypi. /tesheshi.com/