Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Inaugurimi i Kuvendit, ja çfarë ka ndodhur në seancat e para parlamentare në 27 vjet pluralizëm

by te Sheshi
03/09/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Inaugurimi i Kuvendit, ja çfarë ka ndodhur në seancat e para parlamentare në 27 vjet pluralizëm

Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit i jep të drejtën Partisë Socialiste që të qeverisë e vetme, pra pa pasur nevojën e koalicioneve apo aleancave, që janë shoqëruar me ndarjen e posteve.

Në këtë mënyrë socialistët kanë mundësinë që të zgjedhin të vetëm edhe kryetarin e Kuvendit, që pritet të jetë Gramoz Ruçi, që në rradhë është i 4-ti në postin e kryeparlamentarit pas Kastriot Islamit, Namik Dokles dhe Servet Pëllumbit.

Sipas Rregullores së Kuvendit mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë.

Referuar të dhënave statistikore të deputetëve aktualë, deputeti më i vjetër është Sali Berisha (73), ndjekur nga Tritan Shehu (68) dhe Gramoz Ruci (66). Sipas rregullores, në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Kështu ndodhi më 2013, kur vendin e Berishës e pasoi Namik Dokle, në atë kohë 67 vjeç.

Në vite seancat janë hapur nga deputetët më të moshuar, përkatësisht Adil Çarcani, Pjetër Arbnori, Sabri Godo, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Lufter Xhuveli, Fatos Beja e Namik Dokle.

Kuvendi do të ketë edhe sekretarinë e tij, kryesisht të përbërë nga tre deputetët më të rinj (aktualisht janë Lala, Kërpaci, Mehmetaj), por që mund me rregullin e përfaqësimit politik mund të përfshihet në vend të dy emrave edhe Ulqinaku (PD) apo Xhindi (PS).

Drejtimi i mbledhjes e sekretaria nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë, përveç anës ceremoniale dhe memories parlamentare, kurse drejtimi i Kuvendit merr vlerë kryesore.

Sipas të dhënave të Instituti të Studimeve Politike, kryetarë në vite kanë qenë Islami, Arbnori, Gjinushi, Dokle, Pellumbi, Topalli dhe Meta.

Islami, Arbnori e Dokle kanë pasur mandate gjysmake (1991 dhe 1997 për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, kurse më 2002 për shkak të dorëheqjes), kurse të tjerët kanë drejtuar me mandat të plotë.

Këtë herë pritet të jetë drejtues Gramoz Ruçi, deputeti aktual më me shumë mandate se bashku me zotin Berisha, – ish ministër i brendshëm më 1991, në të njëjtin kabinet me dy politikanët e tjerë Islami e Xhuveli, të cilët ishin më vonë ministra apo deputetë majtas dhe djathtas.

Ndër deputetët aktualë Ruçi ka pasur postin më të lartë në regjimin komunist, (përpara 1990) duke qenë kandidat i Komitetit Qendror të PPSH dhe Sekretar i Parë për Tepelenën.

Interesant është fakti se nga nëntë legjislatura, shumica e tyre (5) janë bojkotuar në seancat e hapjes, (3 herë PD dhe 2 herë PS). Kjo do të thotë se në pesë raste deputetët nuk kanë bërë betimin së bashku, por të ndarë sipas dy blloqeve politike.

Po ashtu, në tre raste ka pasur votim me garë për kryetar parlamenti (1992, 1997, 2005), kurse në rastet e tjera ka pasur votim formal me një kandidat. Vetëm më 1991 ka ndodhur që pas votimit për emrin e parë nuk u vijua me votim për emër tjetër pasues (Agolli) dhe se është i vetmi rast kur votimi për kryetarin ishte i hapur.

Viti 1991 ishte ndofta i vetmi ku lejohej dhe u zhvillua debat për emrin e kryetarit, kurse me Rregulloren e re të Kuvendit, zgjedhja e tij bëhet pa debat.

Mbledhja e parlamentit me 9 shtator përputhet 100% me përcaktimin kushtetues të mandatit të parlamentit të vjetër (4 vjet, në të njëjtën ditë). Pas 1997 më 2017 është hera e dytë që parlamenti mblidhet në një ditë pushimi (dita e shtunë), kurse në pesë raste të tjera është mbledhur ditën e hënë, pra në fillim të javës.

Si rregull, për shkak se më 2017 do të kemi parlament të ri me një President të ri, mund të kemi në seancën vijuese edhe një mesazh zyrtar të Presidentit drejtuar parlamentit. Është aplikuar në disa raste, por jo nga dy presidentët e fundit.

E drejta e mesazhit është e drejtë kushtetues e Presidentit, kurse axhenda parlamentare deri në zgjedhjen e strukturave të parlamentit vijon të jetë jopolitike. Tradicionalisht, parlamentet e reja në shtator nxitojnë të votojnë kryeministrin, programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar përpara javës së tretë të shtatorit, kur kryeministri zakonisht udhëton për në mbledhjet e Asamblesë e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke pasur kështu një legjitimitet të qartë për bisedime të ndryshme politike të nivelit të lartë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
Delfinët dhurojnë spektakël në Himarë (video)

Delfinët dhurojnë spektakël në Himarë (video)

Thaçi propozon 100 mijë usd ndihmë për banorët e Houston, Mustafa: respekto qeverinë…

Thaçi propozon 100 mijë usd ndihmë për banorët e Houston, Mustafa: respekto qeverinë…

Shpërthen konflikti SHBA-Rusi: Uashingtoni i kërkon Moskës të shesë pronat diplomatike

Shpërthen konflikti SHBA-Rusi: Uashingtoni i kërkon Moskës të shesë pronat diplomatike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni