Qytetarët francezë nuk kanë gjasa të kthehen në jetën “normale post-COVID” para vjeshtës së 2021, tha imunologu Jean-Francois Delfraissy.
“Ne kemi një virus që vazhdon të qarkullojë fuqishëm dhe sapo po dalim nga një bllokim tjetër”, tha imunologu i cili është gjithashtu një këshilltar i lartë shkencor i qeverisë franceze, raporton Reuters.
Me më shumë se 2.42 milion raste të koronavirusit, Franca është e pesta me e infektuar në botë.
Franca të enjten regjistroi 18,254 raste të reja të koronavirusit, numri më i lartë ditor i pacientëve në pothuajse një muaj.
Ministri Francez i Shëndetësisë tha se vendi i tij po përgatitet të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 në fund të dhjetorit.
Por Olivier Veran paralajmëroi që njerëzit do të duhet të mbajnë maska dhe distancë fizike edhe pasi të jetë bërë i mundur vaksinimi.
Veran tha se ai ende nuk mund të thotë nëse vaksinimi masiv do të bëjë që koronavirusi të hiqet qafe dhe të ketë kthim plotësisht në jetën e mëparshme. /tesheshi.com/