Tottenham ka tashmë stadiumin e ri, i cili kushtoi më shumë se një miliardë. Stadiumi u dorëzua me një vonesë prej gjashtë muajsh, raporton BBC.
Nga Premier League pohohet se ky është stadiumi më i mirë që ekziston. Me 62,062 ulëse, vjen i dyti pas Old Trafford-it.
Shtëpia e re e Tottenhamit nuk do të jetë vetëm një vend për të luajtur ndeshje futbolli. Si një strukturë shumëfunksionale, aty do të luhen gjithashtu dhe ndeshje rugby.
Hapja e stadiumit në fundjavën e kaluar u ndoq nga më shumë se 30.000 tifozë, raporton BBC. /tesheshi.com/