Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Importi i produkteve bujqësore, halli i madh i bujqve të Kosovës

by te Sheshi
10/04/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Importi i produkteve bujqësore, halli i madh i bujqve të Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Importi i produkteve bujqësore nga vendet e rajonit dhe më gjerë, po u shkakton dëme të shumta bujqve të Kosovës. Kjo për shkak të konkurrencës së pabarabartë, hyrjes së këtyre produkteve pa taksa dhe cilësisë më të ulët të këtyre produkteve. Të gjithë këta faktorë ndikojnë që ato produkte të jenë me kosto më të lirë në treg dhe fermerët e Kosovës mbesin pa i shitur produktet e tyre të freskëta.

Kosova nuk e ka paraparë në marrëveshjen e CEFTA-s që kur është sezoni i produkteve bujqësore në Kosovë të rriten taksat për produktet e huaja, në mënyrë që ato të mos hyjnë në Kosovë, kjo për dy arsye të rëndësishme: E para, produktet bujqësore nga vendet fqinje që vijnë në Kosovë hyjnë me çmime më të lira për shkak të sezonit të hershëm që e kanë këto vende, dhe rrjedhimisht i bëjnë konkurrencë të pabarabartë bujqve nga Kosova dhe shpesh ata detyrohen që t’i hedhin specat apo produktet tjera sezonale. E dyta qëndron tek fakti se Kosova nuk mund të eksportojë në vendet e rajonit produkte bujqësore në kohën e sezonit, pasi që ka taksa shumë të larta të doganës dhe çmimi përfundimtar në treg del më shtrenjtë.

Produktet bujqësore që vijnë në Kosovë janë të mbingarkuara me pesticide

Tahir Tahiri kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK), ka thënë për tesheshi.com se një prej shqetësimeve kryesore të FSBK-së dhe kërkesave të kësaj sindikate gjithherë ka qenë konkurrenca jolojale dhe shumë e dëmshme për bujqësinë e Kosovës që vjen nga importi nga shtetet për rreth nesh dhe më larg.

“Kemi kërkuar mbrojtjen e shtetit nga kjo kukurecë, por kotë, sepse Qeveritë nuk morën asnjëherë asnjë masa mbrojtëse nga kjo konkurrencë”, thotë Tahiri.

Ai thotë se Doganat e Kosovës kanë disa mundësi që ta zvogëlojnë këtë konkurrencë me vënien e taksave doganore për të dalë me çmime më të larta të produkteve bujqësore që vine nga importi.

“Në shumicën e rasteve produktet që vijnë nga importi janë të mbingarkuara dhe të palejueshme me pesticide, është ky rast dhe shkasë për t’i kthyer mbrapshtë ato”, theksoi Tahiri, duke shtuar se në shumicën e rasteve, produktet që vijnë nga importi, janë të kualiteteve të dobëta nën standardet e lejuara, janë këto shanse dhe shkasë për masa mbrojtëse prodhimeve tona bujqësore.

Sektori i bujqësisë, nga autoritetet e Kosovës, po cilësohet si prioritet për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve te reja të punës.

Investimet në këtë sektor kanë shënuar rritje sidomos vitet e fundit. Megjithatë, në Kosovë shumica e produkteve bujqësore importohen nga vendet e Bashkimit Evropian, kurse eksporti është në nivel minimal.

Ekspertë të bujqësisë dhe fermerët theksojnë se importi i produkteve bujqësore po dëmton prodhimet vendore.

Kosova, me ligjet e saj mbështet tregun e lirë ekonomik. Por, sektori i bujqësisë, sipas ekspertëve, po vuan nga importi i produkteve bujqësore, madje edhe jocilësore.

Nëse Qeveria e Kosovës do të realizonte kontrolle të duhura për produktet që hyjnë në tregun e Kosovës, atëherë shumica nga to, nuk do të gjenin vend në tregun e Kosovës. Cilësia e këtyre produkteve shpesh është kontestuar nga bujqit dhe ekspertët e bujqësisë dhe në këtë aspekt nuk mund që të krahasohen me produktet vendore.

Për zvogëlimin e importit dhe mundësinë e rritjes së eksportit të produkteve bujqësore, ditë më parë, ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për herë të parë mbi 2500 produkte bujqësore nga Kosova nuk do të kenë barriera tarifore në tregun e Bashkimit Evropian.

“Janë mbi 2500 produkte bujqësore për të cilat do të hiqen tarifat doganore të BE-së dhe po ashtu për një pjesë të tyre, si p.sh. verërat, do të rriten dukshëm kuotat e eksportit pa tarifa nga Kosova në BE. MSA-ja do të hap mundësinë edhe të investimeve të huaja direkte në bujqësi, meqë investitorët potencialë tashmë do të kenë mundësi të qasjes në një treg qindra herë më të madh se sa tregu i Kosovës. Kjo, natyrisht, do të rrisë punësimin në sektorin e bujqësisë dhe do të rrisë konkurrencën e cila ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së produkteve, që është një zhvillimi i domosdoshëm për të qenë konkurrent në tregun evropian”, ka thënë Krasniqi.

Ministri Krasniqi, ka thënë se po punohet edhe në adaptimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.

Ministria e Bujqësisë e përkrahë sektorin e bujqësisë me subvencione dhe grante investive. Për këto të fundit ka pasur ankesa nga fermerët se po ndahen në baza partiake dhe familjare dhe nuk po iu jepen fermerëve që kanë nevojë dhe kanë potencial për ta zhvilluar bujqësinë dhe rrjedhimisht për ta rritur numrin e të punësuarve në këtë sektor. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Llalla u drejtohet prokurorëve: Kujdes me kërkesat për “arrest me burg”

Llalla u drejtohet prokurorëve: Kujdes me kërkesat për “arrest me burg”

Një propozim ekstrem për martesë: ajo thotë… (video)

Një propozim ekstrem për martesë: ajo thotë... (video)

Një tastierë e re për telefonat e myslimanëve: vjen Muslim Emoji App

Një tastierë e re për telefonat e myslimanëve: vjen Muslim Emoji App

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni