Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

IMPLIKIMI/ Berisha në sagën “Haklaj”: kur dhe gazetaria gjendet nën një akuzë

by te Sheshi
19/02/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
IMPLIKIMI/ Berisha në sagën “Haklaj”: kur dhe gazetaria gjendet nën një akuzë

Top Story në TCH, ofroi për tre javë rresht rrëfimin e Zylfie Haklajt për një ndër sagat më të përgjakshme e më tragjike të tranzicionit, atë të 150 vrasjeve në Tropojë, para dhe pas viteve 2000, ku në qendër ka qenë pikërisht familja Halkaj.

Gjysmë e shuar, me ekzekutime dhe në fis, nga më makabret, në fund dhe me një kullë të rrafshuar pas goditjeve me granatahedhës e tritol, ndarë këto sa nën qeverisjen e Metës, Nanos e fund Berishës, si prologu e si epilogu i rrëfimit të dy grave të mbetura të Haklajve, përcillnin një emër si nxitës e frymëzues të asaj ploje: Sali Berisha.

E ndërsa ndodhte kjo, ky i fundit vijonte të sokëllinte të zakonshmet e tij 30-vjeçare në një studio televizive, para një prej sojit të gazetarëve me urrejtje patologjike e deri irracionale ndaj Ramës, të cilët, jo vetëm për këtë arsye, por më tepër nga morali dhe etika e cungët gazetareske, gjithashtu dhe nga defiçencat profesionale, vazhdojnë të ushqehen vetë, e të ushqejnë publikun gjithashtu, më e pakta me padobishmërinë monumentalë të Berishës, më e shumta me helmatisjen e tij etike që vijon të përhapë rregullisht ç’prej 30 vitesh.

Eshtë njeri që në mos politikisht, as intelektualisht nuk ke ç’përfiton prej tij, e për këtë mjafton të shohësh se si e shfrytëzon kohën pas-pushtet.

Do përligjej një ftesë në studio për të, nëse ajo çfarë do thoshte do ishte një përcjellje përvojash, eksperiencash, analiza për aksh çështje, një urtësi politike mbi të gjithë, blatuar me këshilla për brezat që do vijnë në politikë. Kjo është e pamundur, siç është e pamundur t’i hasësh qoftë dhe një thënie, një postulat, një citat me vlerë të gjithëkohshme, nga i gjithë ligjërimi i tij prej tre dekadash. Por ky kriter nuk ekziston te ata që e mbsjnë “në jetë” Berishën, të cilët lëngëzojnë para tij, pa qenë kurrë të aftë që të paktën ta sfidojnë me pyetje.

Le të guxojë kush ta pyesë për Haklajt, ashtu siç nuk kanë guxuar ta pyesin dhe për të tjera çështje të mprehta që lidhen ndër vite me personin e tij, ku veçojnë ato që e akuzojnë për vrasës. As për të kaluarën e tij komuniste s’kanë guxuar dot ta pyesin.

Kohë më parë, një showman i inatçuar me Ramën, ishte gazmend para tij në studio, a thua se kishte përpara një të ftuar artist e jo njeriun me një barrë mëkatesh në 13 vite qeverisjeje, ku veçojnë pra dhe akuzat për vrasje – Remzi Hoxha, 21 Janari, e Haklajt së fundi.  E po ky showman, pasi u hargalis me Berishën, i skërmiti dhëmbët një zonje, ish-ministres Lindita Nikollit, e pakoment së paku në etikë publike, edhe në mos e patçi bërë mirë punën.

Kjo do pasohej më vonë në një tjetër studio, ky dy figura publike, deri diku ende periferike por me shenja delirantizmi, zgjodhën po ashtu të hargalisen me Berishën, e këtë për “inat të Ramës”.

Por a ndodh kjo me Ramën? Sigurisht që jo. Ka një asimetri të dukshme të sjelljes gazetareske ndaj të dyve. E nëse ndaj Berishës i kanë vënë vetes një kufi që s’duhet shkelur, me Ramën ky kufi nuk ekziston. Nuk besohet të ketë çështje, qoftë dhe për ca të jetës private, për të cilën Rama nuk ka qenë i detyruar të flasë si pasojë e llogarikërkesës gazetareske, por njeriu që sot qeverisë Shqipërinë, sigurisht me një mal gabimesh, në daç dhe implikimesh, në daç dhe në  “aleancë me krimin”, së paku nuk akuzohet nga ndokush për vrasje.

Ndërsa përballë tij, Berishës, shpirtra njerëzor të rrëgjuar nga dhimbja, i atribuojnë vrasje. Sigurisht, duhet të jetë drejtësia ajo që ta thotë të vërtetën, por një gazetarie me cipë i takon të mbajë një qëndrim dreqi e morri; atë, që në emër të etikës profesionale, por dhe cipës njerëzore, të mos ftojë në studio një njeri të akuzuar për dhjetra vrasje. Vetëm nëse në skaletën e pyetjeve kanë dhe sosh në emër të akuzatorëve, për vrasjet që i atribuohen.

Përndryshe, janë bashkëfajtorë në krim, ndonëse thjesht amoralisht! /tesheshi.com/         

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Sulme në dy lokale në Gjermani: disa të vrarë me “nargjile në gojë”

Sulme në dy lokale në Gjermani: disa të vrarë me "nargjile në gojë"

Shkencëtari i Harvardit: Deri në 70 përqind të popullsisë së botës mund të infektohen me koronavirus

Shkencëtari i Harvardit: Deri në 70 përqind të popullsisë së botës mund të infektohen me koronavirus

Liqeni vdekjeprurës që i kthen kafshët në statuja

Liqeni vdekjeprurës që i kthen kafshët në statuja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni