Opozita kosovare, dhe psaçërisht Vetëvendosje, ka paralajmëruar se do e përdorë sërish gazin lotsjellës, edhe në rastin kur Hashim Thaçi do tentojë të shpallet president.
Visar Imeri u shpreh së fundi në një deklarim të tijin politik, se nuk përjashtohet pra kjo mundësi, që, atë ditë në Kuvend, kur Thaçi të shkojë drejt “altarit” të kreut të shtetit, të përdoret dhe gazi lotsjellës.
Me këtë vendim, opozita kosovare, kreun e PDK-së, njëherësh ministër i Jashtëm e z/kryeministër e bën njësh me “Zajednicën”, pasi për të përligjur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit, ka përdorur logjikën e një të keqeje shumë të vogël për të penguar një të keqe të madhe. /tesheshi.com/