Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Imam Çili nga Cërriku: jemi të pavarur nga KMSH-ja, por kjo nuk na bën radikalë

by te Sheshi
23/11/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Imam Çili nga Cërriku: jemi të pavarur nga KMSH-ja, por kjo nuk na bën radikalë

Nga Bardha Nergjoni

Edhe xhamia e re e Cërrikut konsiderohet një objekt fetar i ndërtuar “jashtë juridiksionit” të Komitetit Mysliman Shqiptar, një status i ri ky për xhamitë që i shenjon ato si “rebele”. Por kjo, në terma fetare nuk është diçka “blasfemike” që prodhn radikalizëm apo esktremizëm, mjaft që të jesh në rregull me ligjet e shtetit dhe normat komunitare. “Jashtë juridiksionit” nuk do të thotë jashtë kontrollit; nuk do të thotë shpërfillje e institucionit qendror, KMSH-së; nuk përbën ndonjë rebelim a ndryshim kursi në promovimin e mënyrës së ushtrimit të besimit.
Ky shpjegim vjen nga imami dhe besimtarët e kësaj xhamie të re, shumë impozante për një qytezë “gri” si Cërriku. Ata të thonë se veprojnë në mënyrë të pavarur ng KMSH-ja në kuptimin menaxherial të fjalës, porse kanë bashkëpunim të rregull me të.

IMAG1394_BURST002

Xhamia e re është një objekt me dy kate, dy minare dhe shumë kupola. Pranë saj ndodhet edhe një qendër që do të funksionojë çerdhe dhe kopësht për familjet në nevojë.

Sipas imamit të zgjedhur të xhamisë, Kreshnik Çili, xhamia është ndërtuar me kontributin e të gjithë besimtarëve dhe me firmat e 500 praktikantëve të dorëzuara në bashkinë e qytetit.

Dhe, duke sqaruar të vërtetën e shpalljes “jashtë juridiksionit” të kësaj xhamie, imam Çili të shpjegon se një vit më parë është bërë një takim me krerët e KMSH-së dhe iu është kërkuar bashkëpunim. Ai ka pranuar se kjo xhami nuk do të dalë jashtë rregullave, por që do menaxhohet në mënyrë të pavarur, ngjashëm si shoqata të tjera kulturore-fetare. “Ne nuk jemi radikalë. Respektojmë rregullat dhe ligjet. Sa i përket etiketimit tonë mund t’ju sjell një shembull. Në Shkodër janë ndërtuar mbi 75 xhami dhe vetëm 25% janë nën juridiksionin e KMSH-së.

Kjo do të thotë se në Shqipëri ka shoqata që ecin përpara në shërbim të komunitetit të besimtarëve e që punojnë në mënyrë të pavarur”, pra duke ndërtuar dhe xhami “jashtë juridiksionit”.

“Midis KMSH-së dhe këtyre shoqatave ka një bashkëpunim dhe marrëdhënie krejtësisht normale, dhe ne jemi si në rastin e tyre pra, që e kemi ndërtuar xhaminë me kontributin e besimtarëve, ta pavarur nga buxheti i KMSH-së, por duke qenë pranë saj si formë bashkëpunimi me raporte krejt normale”, shton Çili.
IMAG1393_BURST002_COVERSipas tij, kjo në Cërrik, më shumë se sa një xhami është një qendër e vërtetë kulturore me shumë shërbime. “Kjo është një qendër kulturore që ka dhe xhaminë brenda saj, po kështu kopësht, çerdhe dhe një sallë ku mund të bëhen takime apo aktivitete. Fillimisht po praktikohet vetëm falja e namazit pasi objekti ende nuk ka përfunduar. Për financimin u kemi bërë thirrje besimtarëve, të cilët kanë kontribuar me çfarë kanë mundur dhe vijojnë të kontribuojnë. Kemi pasur dashamirës që na kanë ndihmuar dhe gjej rastin të falenderoj gjitha firmat që kanë pranuar të na japin materiale, edhe pse nuk i kemi pasur paratë. Jemi në borxh të madh ndaj tyre. Ne jemi konform rregullave që i pranon Islami. Nuk dalim jashtë rregullores së shtetit shqiptar”.

Ndërkohë, sa i përket sulmeve terroriste në Paris, imami thotë se Islami lufton dhunën dhe padrejtësinë kudo që ndodh. “Nuk është fjala ime, është Kurani, fjala e Zotit, që dënon dhunën, mostolerancën, mosmëshirën. Islami u njeh të drejtën besimtarëve të feve me burim hyjnor që të praktikojnë besimin e tyre pa u cënuar aspak. Në Islam, pra në atë kohë dhe në atë botë të cilën e kanë udhëhequr myslimanët, ka patur një bashkëjetesë model me banorët e tjerë me besim ndryshe, që Kur`ani i njeh si ‘popuj të Librit’. Pra myslimanët kanë jetuar paqësisht me të tjerët, me të krishterët dhe jehudët, pasi e kanë këtë referencë kur`anore. Islami është kundër terrorit dhe padrejtësive kudo që ndodh qoftë në Francë, në Amerikë, Kinë, Siri, Suedi, Afganistan, kudo.”

Imam Çili thotë se zgjodhja e kësaj situate, sa globale aq dhe lokale, ku veç akteve kriminale të terrorit mbi të pafajshëm, ka më pas dhe një terror paragjykues dhe fshikullues ndaj komuniteteve të tëra të besimtarëve pa asnjë faj apo përgjegjësi, vjen pikërisht nga fryma që përçojnë bazat e Islamit. “Na duhet ngritja mbi bazat e mirëkuptimit e tolerancës, mbi format më të mira të sjelljes duke respektuar të drejtat që i takojnë çdokujt. Dhe kjo nis që nga mosetiketimi me Islam për atë që bën një vepër të keqe. Duhet të jemi të matur e korrekt, pa i bërë padrejtësi njëri-tjetrit”.

Komuniteti i besimtarëve të Cërrikut kërkojnë që të vazhdojnë aktivitetin e tyre normal në xhami, pasi thonë se prej tyre, përkushtimit të tyre fetar, shoqëria vetëm të mira mund të përfitojë.

E sa i përket rrezikut të përfolur që Shqipëria të goditet nga sulmet terroriste, ata shprehen se janë thjesht manovra që kërkojnë të përhapin panic, pasi deri tani nuk është regjistruar qoftë edhe një incident në këtë frymë prej atyre që bëjnë vepra të këqia dhe që shpesh maskohen me Islamin. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Dritëroi: jo “spiunëve” fiskalë të qeverisë

Dritëroi: jo “spiunëve” fiskalë të qeverisë

Pas shirave, ja zonat që nuk kanë ujë në kryeqytet

Pas shirave, ja zonat që nuk kanë ujë në kryeqytet

Sulmuesi i panjohur, Jamie Vardy thyen rekordin e legjendës Ruud van Nisterlooy

Sulmuesi i panjohur, Jamie Vardy thyen rekordin e legjendës Ruud van Nisterlooy

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni