Ilir Meta ka qenë sot në një vizitë të papritur te Kulla e Haradinajve në Gllogjan të Dukagjinit ku ka pleqëruar mjaft gjatë me kryetarin e AAK-së.
Por asnjëra prej palëve nuk ka lëshuar një deklaratë për shtyp.
Top Channel thekson se Meta ka diskutuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë.
Kryeparlamentari ka vizituar varrezat e dëshmorëve dhe ka vendosur lule pranë varreve të vëllezërve Haradinaj, të rënë në luftën çlirimtare të Kosovës.
Meta dhe Haradinaj kanë ngjashmëri si politikanë pasi preferojnë postin e Kryeministrit dhe janë të dy kryetar të forcave të “treta politike”. /tesheshi.com/