Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

IKJET/ Kur opozita e trajton Ramën si kryeministër dhe të Kosovës, Ballkanit apo Europës lindore e qendrore!

by te Sheshi
27/09/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
IKJET/ Kur opozita e trajton Ramën si kryeministër dhe të Kosovës, Ballkanit apo Europës lindore e qendrore!

Eshtë plotësisht e vërtetë që nën qeverisjen Rama është rikthyer fuqimisht një valë ikjeje të shqiptarëve nga Shqipëria. Eshtë plotësisht e vërtetë gjithashtu që në 30 vjet ekzistojnë dy valë kthimi në Shqipëri nga emigrimi, e të dyja në kohën e Berishës: një në vitet 2005-2006-2007, e një në vitet 2012-2013. Në të parën si pasojë e një entuziazmi ekonomik në Shqipëri (Nano ia la Shqipërinë Berishës me 7 përqind rritje ekonomike), e në të dytën, si pasojë e recesionit global, ku Greqia e Italia, dy vatrat kryesore të emigracionit shqiptar në Europë, u përfshinë nga kriza e rëndë.

Por ka dhe të vërteta të tjera mbi këto të vërteta; e njëra prej tyre është ajo që zhvillimi shqiptar nuk ka qenë kurrë programativ por kontekstual. Që do të thotë se si te Nano, si te Berisha – Rama është detyruar të ndryshojë kurs në këtë pikë – kanë vendosur kontekstet e jo aftësitë apo mosaftësitë e tyre individuale.

Opozita e ka sot ikjen e shqiptarëve produktin bazë në menunë e akuzave, por, duke ia faturuar këtë vetëm Ramës si shkak, qeverisjes së tij, e shndërron këtë të fundit në kryeministër edhe të Kosovës, dhe të Serbisë, të Maqedonisë, Kroacisë, Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë e Polonisë, vende këto që ashtu siç Shqipëria, pavarërisht niveleve ekonomike, po goditën rëndë nga ikje e popullatës. Madje, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore mbi fenomenin në fjalë, më rëndë në raport me popullsinë, shfaqet deri dhe Hungaria e Polonia, vende me një boom ekonomik. Më tej, Kroacia po ashtu, të gjithë këto vende të BE-së, së bashku me Rumaninë e Bullgarinë, ndërsa Shqipëria rezultonte jo aq dramatike karshi tyre.

Si nisi

Ikjet në Shqipëri, përfoljet mediatike se shqiptarët po duan të ikin, janë aktivizuar gati një vit pasi në Kosovë kjo ishte kthyer në çështje dite. Më saktë, në shkurt e mars të 2015, krejt befas, pa asnjë shenjë paralajmëruese, shpërthen një valë ikjeje në stacionin e autobusave të Prishtinës. Çdo natë, si në një skenë të kurdisur nga një “dorë e fshehtë”, me qindra kosovarë, nën shenja të dukshme psikoze kolektive, ia mbathnin me familje drejt Gjermanisë. Dhe nuk ishin domosdoshmërisht as të varfër e as të papunë. Pas linin paga të mira e shtëpi të bollshme. E teksa ndodhte kjo në Kosovë, Shqipëria nuk e kishte fare në listën e halleve të saj. Në Shqipëri, ky virus shfaqet në 2016.

Efekti “media”

Që ahere, ikjet janë shndërruar në temë dite, ku padyshim opozita e ka “lëndë të parë” në akuzat ndaj qeverisë, por që dhe rrjetet sociale e ushqejnë jo pak.

Kjo lloj ikje, duhet thënë, formësohet si brengë shoqërore dhe në kohën e mediave sociale apo portaleve, prej se cilave burojnë realitete virtuale më shumë për keq se sa për mirë, ku ajo që është e keqe bymehet dhe e mira tkurret. Kjo ka bërë nga ana tjetër që, fenomene që kanë qenë të gjithëkohshme në post-komunizëm, të ngjajnë si të ndodhura vetëm sot. Ikjet janë një prej tyre. Ikje ka patur në çdo kohë, por debat mbi to kurrë. Kujtoni se vetëm në vitet 99, 2000, 2002, 2002, 2003, pra në 5 vjet, nga bregdeti i Vlorës niseshin mesatarisht 4 deri në 5 skafe në natë, me nga, mesatarisht, 10 deri në 12 veta. Megjithatë, kjo valë ikjeje kurrë s’ka përbërë debat. Debat në këtë rast ka qenë trafiku por jo ikjet.                                

Reagimi

E megjithatë, kjo nuk e përligj aspak qeverisjen “Rama”. Te ajo, defektet e saj, ka plot arsye racionale për ikje, ku veçon ekonomia. Sigurisht, edhe në rastin e ekonomisë në rënie nuk është krejt përgjegjësi e tij sa ç’është e kohës, kontekseve të ndryshuara, edhe atyre globale, por, si ndër përcjellësit më të mëdhenj të shpresës e bindjes se Shqipëria mund të bëhet, Rama duhej të kishte gjenialitetin e pretenduar për të mbjellë entuziazëm shoqëror, e pandodhur kjo në 7 vite. Padyshim që Shqipëria e sotme, në shumë tregues është më e mirë se e djeshmja, por jo deri aty se kjo të shndërrohet në ndenjë dominante. Kjo për faktin se para në xhepa nuk ka më shumë se dje, e kjo për pjesën më të madhe të popullsisë. Dhe, reagimi i Ramës, i cili e ka trajtuar këtë valë ikjeje si diçka hem të paevitueshme e hem normale, madje dhe me përfitime në kohë, është krejtësisht anormale. Sepse, pyetja në këtë rast është: si mund të pretendohet mbrothtësi ekonomike, kur ka ulje të fuqisë blerëse? Dhe kjo nuk ka nevojë për statistika. Ikjet e kësaj kohe ndaj dhe ngjajnë alarmante, sepse ekonomikisht kanë dhënë efekt në uljen e fuqisë blerëse.

Opozita

Opozita mund t’i gëzohet politikisht ikjeve, por s’ka gjasë që t’i frenojë ato. Më e pakta, ajo s’e eviton dot urinë gjermane për krah pune, e cila dje, kur ajo qeveriste, nuk ekzistonte. Një ndër faktorët e jashtëm të ikjeve, pos të tjerave që janë komplekse, e që kanë të bëjnë dhe me kontekste globale e jo vetëm lokale, është pikërisht faktori Gjermani. Kur ky faktor po merr në qafë Hungarinë e Orbanit, vendin më boom-in më të madh ekonomik në ish-bllokun e Lindjes, imagjino se ç’u bënë vendeve të Ballkanit.

Nga ana tjetër, nëse ikjet janë pika më e dobët e Ramës, paaftësia për të frymëzuar e opozitës, për të provokuar shpresë e bindur me ide të mëdha ekonomike, janë jo dobësi por dramë e saj. Ajo nuk është e lindur për shndërrime të mëdha, nuk e ka në natyrën apo traditën e saj politike. Nëse do qe kështu, narrativa e saj nuk do qe vetën akuzë, akuzë, akuzë, por dhe modele.

A keni dëgjuar ndonjëherë që PD të sjellë në kujtesë aksh reformë, aksh projekt, aksh strategji e aksh arritje prej saj për sa ka qeverisur? Jo, kurrë! Sepse – dhe këtu reflekton sinqeritet – ajo u është falur konteksteve e jo aftësive. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Minisitri i Vuçiçit: Po, duam “Serbinë e Madhe”, porsi Gjermania!

Minisitri i Vuçiçit: Po, duam “Serbinë e Madhe”, porsi Gjermania!

Lufta në Nagorni: Azerbajxhani pretendon fitoren e parë, Erdogan paralajmëron Armeninë (video)

Lufta në Nagorni: Azerbajxhani pretendon fitoren e parë, Erdogan paralajmëron Armeninë (video)

Elizabeth II do të nderojë meritat në luftën kundër COVID-19

Elizabeth II do të nderojë meritat në luftën kundër COVID-19

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni