Ai ishte roje në objektin ku mbahej Eichmann dhe u zgjodh për aktin e ezkekutimit. Nagar, i cili nuk doli vullnetar për aktin që do kryente, tha se kishte makthe për vite më pas.
Varja e Eichmann-it është i vetmi ekzekutim i kryer në Izrael, ku nuk zbatohet dënimi me vdekje.
Eichmann ishte një nga arkitektët e Zgjidhjes Përfundimtare për të shfarosur hebrenjtë e Evropës.
Ai u rrëmbye nga agjentët izraelitë nga Argjentina në vitin 1960, ku jetonte dhe punonte me një emër tjetër. Ai u dënua një vit më vonë pas një gjyqi historik dhe u ekzekutua më 30 maj 1962.
Naagar lindi në Jemen në fund të viteve 1930 – nuk dihet kur – dhe u vendos në Izrael si jetim në vitin 1948.
Pasi shërbeu në ushtri, ai iu bashkua shërbimit të burgut të Izraelit dhe u zgjodh si roje personale e Eichmann-it në burgun Ramle, raporton BBC. Detyrat e tij përfshinin testimin e ushqimit të të burgosurve në rast se helmohej.
Ai tha se ishte zgjedhur rastësisht për ekzekutim.
Identiteti i Nagar mbeti sekret për 30 vjet nga frika e hakmarrjeve, por u zbulua nga gazetarët izraelitë në 1992.
Në vitet në vijim ai dha një sërë intervistash, duke dhënë – nganjëherë të papërpunuara – detaje për varjen dhe pasojat e saj. Për disa kohë më pas ai vuajti nga stresi post-traumatik dhe ankthet. /tesheshi.com/