Në një mbledhje të hënën me kryesinë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka këshilluar vijimin e axhendës politike pavarësisht largimit të opozitës nga jeta parlamentare.
“Pavarësisht largimit të opozitës nga parlamenti duhet të vijojë puna normalisht për seancat parlamentare të së enjteve, dhe mbi të gjitha e organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit’, mësohet të jetë shprehur kreu i mazhorancës.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se “të enjten votojmë ligjet e rëndësishme për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dhe atë Gjyqësor”. /tesheshi.com/