PS nuk do të ketë sot asnëj aktivitet elektoral në nder të të ndjerit Bashkim Fino.
Kjo u tha nga vetë kreu i mazhorancës Rama, në të parin dedikim prekës për ikjen nga jeta të ish-një prej figurave kryesore socialiste, i cili vijonte të ishte aktiv dhe në epokën Rama.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më!
Nuk kam fjalë.
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama. /tesheshi.com/