Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ikja e Blushit: ja cilat janë skizmat dhe rrjedhjet e PS-së në vite

by te Sheshi
01/10/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ikja e Blushit: ja cilat janë skizmat dhe rrjedhjet e PS-së në vite

Nga Ermir Hoxha

Largimi përfundimtar i Ben Blushit nga PS-ja, ose nga Rilindja siç dëshiron ta pohojë – së fundi edhe kazan sipas tij – të premten e 30 shtatorit, paralajmëruar kohë më parë, shënon rrjedhjen e radhës në këtë parti që nga themelimi i saj në qershor të vitit 1992. Ka ndodhur  si në çdo parti politike shqiptare gjatë tranzicionit, por tek PS-ja ka disa të veçanta. Deri në 2004, kohë kur ikën Meta me të tijtë e themelojnë LSI-në (Lëvizja e Skraparllinjve  të Inatosur, pat ironizuar Nano), kjo parti mbetej e pathyeshme, pra parti e “unitetit të çeliktë”, edhe pse përplasjet e brendshme e sherret tipike, kishin qenë të pranishme në çdo kohë, sidomos edhe gjatë viteve të vështira të opozitës  ’93-’97 me Nanon në burg, i cili trazonte ujrat me mocione.

Por po Nano, kishte arritur deri diku që t’i ruante ekuilibrat e brendshëm, derisa fenomeni Meta u shfaq fuqishëm dhe skizma u bë e pashmangshme. Një vit para zgjedhjeve të përgjithshme të 2005-ës, Meta largohet me gati 30 përqind të partisë, për t’i dhuruar një vit më vonë riardhjen në pushtet Berishës, edhe pse si frymë e përgjithshme e jo në shifra, opinioni nuk e honepste dot më Nanon në veçanti e të majtën në përgjithësi, që të vijonte qëndrimin në pushtet.

Më pas, në kushtet e PS-së në opozitë, tashmë të drejtuar nga Rama, do vinte një skizëm tjetër, ajo e atyre që nuk pajtoheshin dot me praktikat e të “gjatit” krahasuar ne ato të “qorrit”, duke vendosur themelimin e PSV (jo Eindhoven), por `91, (Partia Socialiste e Vërtetë), përbërë nga emra të kastës së vjetër nanoiste si Makbule Çeço, Petro Koçi, Luan Rama, Gjergj Koja etj., të cilët nuk e patën të gjatë. Koha nuk punoi për ta, derisa një ditë e panë veten, njeri në pension politik përfundimtar, tjetri në LSI, e ca të tjerë sërish në vathën e Ramës në kushte qeverisjeje.

Ky fenomen, do vijonte me ikje individuale, ose më së paku me ftohje ose ndarje pozicionesh. Kujtojmë këtu largimin e Ylli Manjanit tek LSI, ose ftohjen e Mejdanit me Ramën. Kjo ndodhi pas zgjedhjeve të vitit 2009, ku u krijua një grupim opozitar ndaj Ramës, Lëvizja për Mendim Ndryshe, e cila përfshinte një trio bazë: Ben Blushin, Kastriot Islamin dhe Andis Harasanin. Por largim i bujshëm do ishte ai i Kastriot Islamit, që kohë pas kohe u shndërrua në një armik të përbetuar të Ramës, derisa u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së, pas thyerjes së disa vendimeve të grupit në disa prej votimeve deçizive në parlament, të cilat kishin peshë të rëndë politike.  Por Islami nuk formoi forcë tjetër politike, nuk shkoi as tek LSI. Ai, përfundoi krejt pabesueshëm tek PD-ja, duke u shpërblyer nga Berisha (bashkë me ish-kryepolicin kuksian Asllan Dogjani nën zemërimin e moszgjedhjes kandidat për deputet nga Rama), për votat e tyre që e mbajtën të parrëzuar qeverinë e tij në fund të mandatit. Edhe sot e kësaj dite, Kaç Islami është një demokrat i thekur, kur vjen puna për të qenë kundër Ramës.

E tashmë radhën e ka Ben Blushi që ta lërë selinë rozë, aty ku u fut pas largimit nga Berisha në fillimet e erës pluraliste, duke qenë edhe në RD edhe në PD. Ky largim, së bashku me atë tjetrin të pritshmin, të Mimoza Hafizit, do shënojë dhe partinë e tretë të dalë nga PS-ja (vetëm emri zyrtar nuk i dihet akoma), por që nuk jep garanci se do mund të faktorizohet e të mbijetojë. Kjo, gjersa Blushi nuk ka asnjë ngjashmëri me Ilir Metën, dhe po ashtu me Shpëtim Idrizin, dy ish-bashkëpartiakë të tij të cilët po ia ndjejnë lezetin ikjes nga PS-ja. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Serbia lë në burg kryepolicin shqiptar e Mitrovicës, së paku për 30 ditë

Serbia lë në burg kryepolicin shqiptar e Mitrovicës, së paku për 30 ditë

Hungarezët votojnë nesër në referendumin për kuotat e refugjatëve

Hungarezët votojnë nesër në referendumin për kuotat e refugjatëve

Si xha Spirake tek “Valsi i Titanikut”: detyrohet t’i hyj politikës pasi fiton zgjedhjet gabimisht

Si xha Spirake tek "Valsi i Titanikut": detyrohet t’i hyj politikës pasi fiton zgjedhjet gabimisht

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni