Largimi nga Reali i Madridit drejt Portos nuk e ndaloi gardianin spanjoll Iker Casillas të vazhdojë të thyejë rekorde. Me paraqitjen e mbrëmshme ndaj izralitëve të Maccabi Tel Aviv-it, Casillas theu rekordin e holandezit Edwin van der Sar, duke e mbajtur portën të paprekur në 51 ndeshje, një më shumë se ish-portieri i Manchester United.
34-vjeçari spanjoll duhet të ketë kujdes, sepse prapa ka portierin e Arsenalit, Petr Cech, që gjithashtu është futur në histori. Gardiani çek, pasi ruajti portën e paprekur në duelin me gjermanët e Bajernit të Mynihut, e ka çuar në 45 ndeshje rekordin e ndeshjeve pa pësuar gol, që do të thotë se tani ndodhet i treti në listë. /tesheshi.com/