Porteri legjendar Iker Casillas po shërohet me sukses nga një atak në zemër, të cilin ai e përjetoi dy ditë më parë gjatë një seance rutinë stërvitore.
Ish-gardiani i portës madrilene që kaloi te Porto në Portugali, ka të ngjarë të largohet nga spitali të hënën, raporton Marca.
Sipas mediave, gardiani i famshëm i portës ndihet mirë dhe rimëkëmbja po shkon në drejtimin e duhur.
Casillas u vizitua nga shokët dhe trajneri Sergio Conceciao në spital, dhe fotografitë e postuara në Twitter tregojnë se legjenda 38-vjeçare po gëzon shëndet optimal.
Por çështja është se me këtë që kaloi, si duhet t’i vijimit të jetës, pasi me gjasë futbollit do t’i thotë lamtumirë. /tesheshi.com/