Kreu i diplomacisë shqiptare Igli Hasani ishte në burgun e Hagës për t’u takua me ish-presidentin Thaçi.
“E gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur që e drejta do të triumfojë”, tha zyrtari i lartë nga Tirana.
“Ishte vërtet mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri i brendshëm, qetësia e kthjelltësia e vizionit që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta e tatëpjeta, garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht”, theksoi Hasani.
“Diplomacia shqiptare, ashtu si dhe më parë, do të ngulë këmbë në zbatimin e standardeve për një proces gjyqësor të hapur e transparent, në respektim të plotë të të drejtave të njeriut sipas konventave ndërkombëtare”, theksoi njeriu që drejton diplomacinë shqiptare. /tesheshi.com/