Shkodra ka ofruar pamjen e një idilizmi politik këtë fushatë, ku pretendenti për të thyer mitin e së djathtës në qytetin verior, duke e kaluar atë nën drejtimin e PS-së, Benet Beci, i ka dhënë dorën rivalit të tij të drejtpërdrejt, Bardh Spahia.
Kujtojmë që ky i fundit është i vetmi njeri nga opozita me pushtet, për ironi, nga kahja Berisha, të cilën nuk e njeh SHBA dhe Britania e Madhe, si dhe i mban distancë BE-ja, pikërisht për shkak të “non grata”-s.
Kjo ka ndodhur në një iftar shtruar nga shoqata “Istambul” në Shkodër, e afërt me Erdoganin, e cila ka treguar një etikë qytetare mbi një kontekst të caktuar politik, duke ftuar dhe njeriun që ka për epror zërin që sulmon herëpashere presidentin turk, pra Berisha.
“Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K ‘Instambul’, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci, i biri i një prej gjuhëtarëve më të shquar shqiptarë, Bahri Becit. /tesheshi.com/