Një foto është publikuar së fundi nga anëtarë të familjes së presidentit Thaçi, ku shihet një darkë e cila ka si udhëheqës – në krye t’vendit – kryeministrin Rama.
Nga mediat aludohet se gostia e llojit politik i përket si ambient shtëpisë së presidentit kosovar, por ku çuditërisht bashin e vendit e ka Rama.
E veçanta tjetër është prania aty edhe e kryeministrit Haradinaj, i cili këto kohë po ka raporte tejet të acaruara me Thaçin, si për çështjet delikate të kufijve e si për atë të taksës doganore ndaj Serbisë.
Ngjan kjo pamje me një skenë idilike në politikën shqiptare, ku palët gati nuk e njohin e dialogut.
Me gjuhë folklorike, Rama ka mundur të ulë “n’sofër” rivalët politikë kosovare, ku së paku ushqehen nga e njëjta menu. /tesheshi.com/