Hetues ndërkombëtarë pretendojnë se kanë identifikuar një agjent tjetër të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse – GRU, i cili ka qenë i përfshirë në një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi në vitin 2016.
Ata njoftuan se kanë gjetur se emri i vërtetë i të dyshuarit të dytë, i cili deri më tani ishte i njohur vetëm për prokurorët malazezë, ishte Vladimir Mojsev, raportoi AP.
I dyshuari deri tani, mësohet të ketë patur një emër të rremë, Vladimir Popov.
Ndërsa agjenti i parë i dyshuar i GRU-së shtë Eduard Shishmakov.
Prokurorët malazezë kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës ruse si organizatorë të një përpjekjeje për grusht shteti, ku si qëllim ka qënë parandalimi i hyrjes së Malit të Zi në NATO. Por Rusia mohon çdo përfshirje në komplot. /tesheshi.com/