Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ideja gjeniale në burgjet amerikane: letra bixhozi, për vrasjet dhe zhdukjet e zbardhura

Në vend të figurave tradicionale, fotot e të zhdukurve

by te Sheshi
27/04/2024
in Amerika, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ideja gjeniale në burgjet amerikane: letra bixhozi, për vrasjet dhe zhdukjet e zbardhura

Nga Rebeka Carballo, New York Times

Të dënuarit që vuajnë dënimet e tyre në burgjet e Misisipin Jugor, janë pajisur ditët e fundit me letra të reja bixhozi, të cilat mund t’i përdorin për të kaluar kohën. Por imazhet në këto letra nuk janë ato të fantit spathi apo derrit maç. Në vend të tyre, ato bartin imazhet e njerëzve, vrasja apo zhdukja e të cilëve mbeten të pazbardhura prej vitesh.

Autoritetet shpresojnë se njerëzit që janë në pritje të gjyqit, apo ata që po vuajnë dënimet për krime të ndryshme, mund ta njohin dikë ndërsa luajnë me këto letra dhe të ofrojnë informacione për të ndihmuar autoritetet në zgjidhjen e disa prej këtyre krimeve.

“Mississippi Coast Crime Stoppers”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon hetuesit me këshilla mbi rastet e pazbardhura, po shpërndan mbi 2500 palë letra të tilla. Kostoja e tyre shkoi në total rreth 6.000 dollarë dhe u pagua falë një granti nga “Season of Justice”, një organizatë tjetër jofitimprurëse, e cila ofron fonde për agjencitë hetimore dhe për familjet që kërkojnë të zgjidhin rastet e zhdukjes pa gjurmë të familjarëve të tyre.

“Në këtë rast, ne s’kemi asgjë për të humbur”- thotë Lori Masej, drejtoreshë ekzekutive e “Mississippi Coast Crime Stoppers”. “Këto raste gjenden përditë mbi tavolinat e hetuesve. Por mendojmë se çfarëdolloj përpjekje e re, është më mirë se sa asgjë”-shton ajo.

Secila nga letrat përmban një foto dhe emrin e një viktime; datën kur personi ka vdekur apo është zhdukur; dhe të dhënat e kontaktit për organizatën “Mississippi Coast Crime Stoppers”. Për shembull, asi romb tregon foton e Rebeka Reid, një grua nga Lamberton në Misippi, që u pa për herë të fundit në vitin 2020, dhe tregon moshën, gjatësinë dhe peshën e saj.

Asi maç përshkruan Kimberli Uots nga Long Beach po në Misisipi. Nën emrin dhe foton e saj, ka një përshkrim të shkurtër të asaj mbi atë që dihet për vdekjen e saj: U mbyt dhe u godit me thikë në shtëpinë e saj. Por Misisipi Jugor nuk është i vetmi vend që e ka provuar këtë qasje. Në shtetit e Indianës, letra të tilla mund të blihen në ambientet e burgjeve. Në Minesota, autoritetet shpërndanë në vitin 2008 versionin e tyre të letrave me rastet e pazgjidhura në të 515 departamentet e policisë dhe zyrat e sherifit në këtë shtet, plus në 75 burgje.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në Konektikat kanë prodhuar pesë herë letra bixhozi speciale me fotot e njerëzve të zhdukur, raste të krimeve të paidentifikuara dhe vrasjeve. Ndonëse Masej mendon se letrat janë një ide e mirë, ajo nuk pret që ato të sjellin zgjidhjen e një numri të madh çështjesh.

“Por kjo nismë ia vlen edhe nëse arrihet të zgjidhet qoftë edhe vetëm një rast”- nënvizon ajo. Dhe ka pasur disa histori suksesi të lidhurame përdorimin e këtyre letrave speciale të bixhozit. Në korrikun e vitit 2007, rreth 100.000 palë letra të tilla iu shpërndarë të burgosurve në burgjet e shtetit të Floridës.

Ato përmbanin 104 raste të pazgjidhura nga i gjithë shteti. Si rezultat i përpjekjeve, u zgjidhën dy nga rastet:nvrasjet e Xhejms Fut dhe Ingrid Lugo. Disa organizata jofitimprurëse dhe agjenci të zbatimit të ligjit, kanë vendosur të mos e përdorin këtë skemë, duke pretenduar një përdorim të mirë të fondeve të tyre, thotë Rajan Bekman, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Project: Cold Case”, një organizatë me qendër të Xheksonvil të Floridas, që ofron ndihmë për familjarët e viktimave.

Shtypja e letrave të tilla kushton mijëra dollarë, dhe ato mund të sjellin vetëm disa histori suksesi, duke shtuar: “Gjithsesi, unë mendoj se familjet e atyre një ose dy rasteve, nuk do të pajtoheshin me idenë se nuk ka ndodhur kthimi i investimit”.

Organizata e tij printoi 1.000 palë letra për rastet ende misterioze në të gjithë Floridën për një kosto prej 5.000 dollarësh. Ai shtypi një pjesë të tyre në vitin 2022, dhe pjesën tjetër në vitin 2023, të cilat u bënë të mundura përmes granteve.

Zakonisht, letrat shpërndahen në burgje thotë Xhozef Xhakalone, ndihmës/profesor në Kolegjin Xhon Xhej të Drejtësisë Penale në Nju Jork. Kjo praktikë po zbatohet prej vitesh në këtë qark. “Ideja që qëndron pas kësaj qasje është: Fotot duhen futur nëpër burgje, sepse nëse i sheh dikush me një dënim të gjatë, ai mund të thotë:Kjo është mënyra më pak e kushtueshme për të dalë nga burgu apo për të lehtësuar dënimin tim”- shprehet ai.

Edhe pse informatorët e burgut mund të jenë të dobishëm, përdorimi i tyre ka ngjallur edhe shqetësime të natyrës etike deklaron Kamela Hjuxhs, drejtoreshë e Qendrës së Analizës së Rasteve të Misterioze në Kolegjin e Shën Rouz në Albani, Nju Jork.

“Nga këndvështrim i përgjithshëm, ka gjithmonë një shqetësim mbi informatorët e burgjeve, si dhe për vërtetësinë e të deklaratave të tyre”- thotë ajo. Shpeshherë, informatorët trajtohen më mirë nga autoritetet, duke përfituar transferimin në burgje të tjera, dhe madje edhe duke negociuar uljen e dënimeve të tyre.

Prandaj informacioni që vjen një informator në burg, duhet të vërtetohet nga një burim tjetër, thotë dr. Hjuxhs. Ajo shton se nuk sheh ndonjë problem me përdorimin e letrave të tilla për të kërkuar këshilla, për sa kohë që anëtarët e familjes së viktimave kanë dhënë lejen e tyre për këtë gjë. (si “Mississippi Coast Crime Stoppers” dhe “Project: Cold Case”, thanë se kishin kërkuar leje nga anëtarët e familjes).

Ndërkohë, ka disa vende ku letra të tilla speciale janë të disponueshme jashtë sistemit të burgjeve. Bekman thotë se projekti që drejton ua shpërndan letrat speciale familjeve që banojnë në zona të veçuara dhe çdo biznesi apo kalimtari që i kërkon.

Edhe pse synimi përfundimtar i kësaj ideje, është të ndihmojë në zgjidhjen e rasteve kriminale, ato kanë edhe një qëllim tjetër:të tregojnë historitë e viktimave. “Në një botë ku ka kaq shumë dhunë, vdekje dhe trauma, të gjithë po përpiqen me çdo mënyrë që të dashurit e tyre të shihen nga publiku dhe të dëgjohet historia e tyre. Shumë prej këtyre familjeve nuk e kishin menduar kurrë, se do të kishin mundësinë të merrnin pjesë në një projekt të tillë”- thekson Bekman.

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
“Mallkimi” i faraonit Tutankhamun: pse vdiqën të gjithë ata që hapën varrin e tij?!

“Mallkimi” i faraonit Tutankhamun: pse vdiqën të gjithë ata që hapën varrin e tij?!

Rebelimi: Ligat suedeze, jo më VAR!

Rebelimi: Ligat suedeze, jo më VAR!

Pretendimi më i fundit shkencor mbi botën ndijore të kafshëve

Pretendimi më i fundit shkencor mbi botën ndijore të kafshëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni