Shqipëria sot mund të kishin fatin e Palestinës e shqiptarët fatin e palestinezëve nëse një shtet hebre do krijhej pikërisht në territorin shqiptar. Nuk është fantazi; një projekt i tij ka ekzistuar vërtet.
Çështja e një shteti hebre ka qenë dikur një çështje globale, pra se ku duhej krijuar një shtet i tij për cifutët nëpër botë, por kryesisht në Europë. Kjo e fundit kurrë nuk i ka dashur dhe ideja e një shteti të tillë është nxitur nga Europa pikërisht nga kjo arsye, thënë ndryshe, nga ideja e një përzënie të tyre diku gjetë, pasi vetëm zullum dhe telashë ka patur prej tyre.
Kështu, që nga vitet ’30, propozimet kanë qenë për shumë territore në botë, duke nisur nga Kenia në Afrikë e deri në SHBA. E mes tyre është dhe Shqipëria.
Projektet datojnë si para e si pas Luftës së Dytë Botërore.
Është revista Shenja që sjell një shkrim mbi këtë aspekt pak të njohur të së kaluarës, aktualizuar tashmë që pushtimi dhe represioni iizraelit ndaj palestinezëve, në tokën e Palestinës, zgjatur më dekada, që nga 1948, vit i krijimit të shtetit të Izraelit, ka arritur kulmin me gjenocidin në Gaza. Dhe të mendosh se hebrenjtë, pas Luftës së Dytë Botërore, kanë udhëtuar nga Europa për në Palestinë duke iu lutur palestinezëve që t’i pranojnë, mu prej të keqes që kishin hequr. Më pas dihet historia, me besëthyerjen e tyre tipike, duke u marrë pronat e shtëpitë atyre që i kishin marrë në shtëpi, strehuar e ushqyer, në emër të keqardhjes për fatin e tyre.
Po si do krijohej një shtet izraelit në territorin shqiptar dhe pse kjo nuk ndodhi?
Autori Hajrudin S. Muja sjell historinë:
….Pak e dinë se brenda këtyre propozimeve ishte edhe Ballkani, përkatësisht Shqipëria! Ishte ide që e hodhi anglezi Lea Elton, që njihej si gazetar sionist, por më shumë si një biznesmen i suksesshëm britanik, i cili mbante bisedime të nivelit të lartë me qeverinë britanike. Pas takimit të tij me Churchilin, qeveria britanike doli me idenë që hebrenjtë sionistë të lejohen të migrojnë në Shqipëri dhe të lejohen të blejnë tokë me çmime të lira!
Elton thotë se këtë ide e kishte lexuar në gazetat britanike, të cilat raportonin se “qeveria shqiptare mirëpriste emigracionin hebraik”. Për këtë arsye, në vitin 1935, ai udhëtoi për në Shqipëri, në vendin e vogël me një milion banorë, që ishte plotësisht i shkëputur nga Europa e industrializuar, për të parë nëse ishte e mundur të vendosej aty “entiteti nacional hebre”. Raportin e kësaj vizite, i cili u bë i njohur dhjetë vite më pas (1945), ia dërgoi Judah Leib Magnes-it, që drejtonte Universitetin e Parë Hebraik të Jerusalemit dhe asnjëherë nuk u njoh dhe nuk u shqyrtua zyrtarisht, por madje edhe sot qëndron i kyçur në Arkivin Qendror për Historinë në bibliotekën Kombëtare të kampit të Universitetit “Givat Ram” në Jerusalem [Haaretz, 25 qershor 2009]. Me kërkesën time, Fabiene Rottenberg, një pediatriste që e njoh prej vitesh, përmes të njohurve të saj në Universitetin e Jerusalemit, më ka siguruar kopjen e kësaj letre, të cilën tani unë e kam në dorë.
Letra është e shkruar në makinë shkrimi, përbëhet prej tetë faqesh dhe shoqërohet me një letër të shkruar me dorë dhe një faqe si përgjigje që Magnes i kthen Eltonit. Në krye një titull: “Përshtypjet e një vizite në Shqipëri me një vëzhgim të vetëm mbi mundësitë e hapura për kolonët hebrenj në atë vend. (Gusht 1935)”. Fillimisht i tregon se: “Disa muaj më parë dolën në shtyp shkrime se qeveria shqiptare kishte deklaruar që do të mirëpriste emigracionin hebre. Një deklaratë e tillë më dukej se ishte në vetvete mjaft e pazakontë në ditët e sotme, për të tërhequr vëmendjen dhe bëra disa hetime paraprake, si rezultat i të cilave interesi im u zgjua mjaftueshëm për të më nxitur të hartoja një arsye që do të më jepte një mundësi për të vizituar Shqipërinë. Kisha rënë në kontakt me Legatën Shqiptare në Londër dhe u prita nga Ministri, i cili më foli me autoritet mbi burimet e vendit të tij dhe qëndrimin e qeverisë së tij ndaj kësaj çështjeje. Ai më dha një letër prezantimi për Ministrin e Ekonomive në Tiranë… të cilën në kohën e duhur e paraqita”.
Në Shqipëri nuk u diskutua thuajse fare propozimi i Eltonit dhe nuk u mor në konsideratë ideja e tij, mbase për shkak se Europa i donte hebrenjtë sa më larg saj, ndërkohë që vetë sionistët preferonin një vend “që ua kishte premtuar Zoti”! Sidoqoftë, Eltoni kishte marrë përsipër për të gjetur një vend që do të vendoseshin ata dhe me këtë synim u nis për të vizituar Shqipërinë, për të parë mundësitë e jetës atje. Për ne mbetet enigmatike përshtypja dhe përshkrimi i Eltonit, i cili pasi zbarkoi në Durrës, udhëtoi për Tiranë përmes: “një rruge të shkëlqyer që lidh bregdetin me kryeqytetin… Peizazhi është i larmishëm dhe i lezetshëm, dhe madje edhe në gusht, gjelbërimi i shijshëm bie në sy në të dy anët gjatë gjithë rrugës. Kodrat janë shumë të pyllëzuara dhe në luginat e gjera ka dëshmi të bollshme në fushat e kultivuara të bujarisë së tokës shqiptare”.
Me të arritur në Tiranë, zyrtarëve ua paraqiti letrën e prezantimit, të cilën ia kishte lëshuar Legata Shqiptare në Londër. Meqë ministri ishte i angazhuar, i dha sekretarin e parë të ministrisë, z. Vehbi Frashërin, me të cilin u morën vesh në frëngjisht dhe i cili: “u tregua i dobishëm dhe informues”. I foli për pjellorinë e mahnitshme të vendit, për mungesë të industrive prodhuese apo të tregtisë së organizuar të eksportit, mbi vetëdijen e qeverisë për zhvillimin, për admirimin që populli hebre kishte arritur në një kohë kaq të shkurtër në Palestinë, por edhe për dëshirën e bashkëpunimit me popullin hebre në zhvillimin e Shqipërisë. I tha gjithashtu se intoleranca fetare në Shqipëri është mjaft e panjohur, megjithëse “mbi gjashtëdhjetë për qind e popullsisë është muhamedanë”, prapëseprapë: “nuk janë fanatikë”. Edhe pse nuk kishte hebrenj që jetonin aty, nuk kishte ndonjë traditë armiqësie ndaj popullit hebre dhe nuk kishte asnjë arsye për të parashikuar, që kolonët hebrenj nuk do të jetonin në harmoni të plotë me elementët e ndryshëm të popullsisë shqiptare. Përveç kësaj: “…toka është me pjellori të mahnitshme. Ajo mund të quhet si e virgjër, e kultivuar ashtu siç ka qenë deri më tani vetëm me metodat më primitive, plehrat kimike dhe rrotullimi sistematik i të mbjellave janë njësoj të panjohura. E banuar pak tani, nga vetëm rreth një milion njerëz, do të mbështeste një popullsi të paktën pesë herë më të madhe. Ekziston një neglizhencë në përdorimin e duhur të dhuratave të natyrës, e cila është në kontrast të madh me bujarinë me të cilën janë dhuruar këto dhurata.”
Punën e mbretit Zog e vlerëson për fushën e arsimit, duke dërguar fëmijë në Universitetet e Europës për shkollim me shpenzimet e qeverisë, por ka mungesë komoditeti në qytet, nuk ka teatro, nuk ka koncerte, nuk ka leksione, nuk ka sallone, nuk ka vende ku njerëzit e kulturës mblidhen. Ndonëse standardi i jetesës është i ulët, misri rritet me bollëk ashtu si edhe perimet dhe frutat, prodhimi i të cilave në fakt është shumë më i madh se konsumi shtëpiak. Ka një fushë premtuese për sipërmarrjen në linjat që i kanë sjellë aq shumë adventa frutave të Palestinës. I thanë se portokajtë dhe limonët e rritur në Shqipëri janë të pakrahasueshëm, ndërsa citronët nga më të mirët në botë! Pjeshkat i provoj vetë: “për aromën dhe lëngshmërinë, pamjen dhe madhësinë, nuk kam hasur askund pjeshkë për t’u krahasuar”. Do të mund të krijohej një industri me lëndët e para, me kaq bollëk të disponueshëm: “Ekstrakt portokalli dhe limoni, fiq të thatë esencial, fruta të konservuara, verëra, rrush të thatë dhe rrush pa fara… prodhimi i vajit të ullirit dhe rafinimi. Ullinjtë me bollëk e me cilësi të shkëlqyer… Nga Vlora, nafta e rafinuar mund të dërgohej në çdo pjesë të botës”.
I thotë se një mundësi tjetër për një jetë të mirë, do të ishin toka edhe klima e përshtatshme për kultivimin e duhanit. Ndërsa në kohën turke prodhimi gëzonte një reputacion të merituar e të lartë, tani ishte përkeqësuar për shkak të injorancës dhe paaftësisë së kultivuesve. Përveç kësaj edhe kultivimi i krimbit të mëndafshit ia vlente të merret në konsideratë, ndërsa punime lëkure nuk kishte, megjithëse lëkura e papërpunuar prodhohej dhe eksportohej në sasi të mëdha. Atë që ia kishin thënë në Legatën Shqiptare në Londër ia tha edhe Vehbi Frashëri, se qeveria do të mirëpriste dhe do të lehtësonte vendosjen e hebrenjve të pajisur mjaftueshëm me kapital dhe me përvojë biznesi, të cilët synonin ta bënin për shtëpinë e tyre dhe të zhvillonin burimet e saj, duke organizuar eksportin e prodhimit ose duke krijuar industri të reja.
Megjithatë, Elton-i kishte një dyshim dekurajues. Ndonëse ishte bindur që ajo tokë mund të mbante lehtësisht disa herë më shumë se banorët aktualë, kishte dy herë më shumë shqiptarë në vendet fqinje, falë perversitetit të Fuqive të Mëdha [“Auslands-Albanier”] ata që kërkonin dhënie toke në vendin e tyre. Në një situatë të tillë, nuk do të kishte vend për “të ardhurit e huaj”. Këtë dyshim ja shfaqi Frashëri, i cili e “siguroi” se ata i konsideronin pronarët e vegjël hebrenj si promotorë të vlefshëm të prosperitetit të vendit. Se kishin sipërfaqe të mëdha tokash potencialisht më të mira në botë dhe ai ndihej i sigurt se duhet të kishte hebrenj dhe do t’i inkurajonin, do t’ua lehtësonin dhe përshpejtonin të drejtat e plota të shtetësisë. Më vonë Elton-i mësoi se rreth 70.000 shqiptarë nga vendet fqinje tashmë “kishin ardhur në shtëpi” dhe ishin pajisur me tokë, proces që tani qeveria e kishte ndaluar. Për më tepër “Irredenta e Shqipërisë do të bashkohet me ta në një Shqipëri të Madhe”!
Elton-i shpreh besueshmërinë se pas një caktimi të një komisioni të kualifikuar dhe një hetimi të vazhdueshëm të specializuar, do të mund të nxirret gjykimi dhe vendimi i drejtë nëse do të ishte e leverdishme vendosja në Shqipëri. Natyrisht, do të fillonin me hebrenjtë idealistë, me karakter të padiskutueshëm, me kulturë të gjerë, të palodhshëm në punë dhe të gatshëm: “për t’iu shmangur aventurave politike”. Në këtë mënyrë, do t’i hapej rruga e suksesshme prosperitetit material, por edhe vullnetit të mirë të shqiptarëve, e njëkohësisht, përgjatë rrjedhës së pak viteve, jo qindra, por qindramijëra hebrenj do t’i ndjekin. Por, Elton-i nuk ndalet këtu. Ai i futet politikës dhe qëllimeve sioniste si një “aventurë të madhe”, duke i shkruar Magnes-it se hebrenjtë janë njerëz me vizion, nën drejtimin e të cilëve guxojnë të fillojnë rrugën e fundit? Ai merr parasysh ngatërresat që do të mund të paraqiteshin dhe se: “Në reagimin e sionistëve ndaj një aventure të tillë mund të ketë rreziqe të tmerrshme”. Një “skemë shqiptare” do të mund të vinte si pasojë e dyshimit dhe xhelozisë ndaj sionistëve, e cila: “jo vetëm që mjaftojnë për të shkatërruar vetë skenën, por përveç kësaj i bëjnë dëm të pallogaritshëm kauzës së unitetit, e cila është nevoja jonë më e rëndësishme”. Përveç kësaj, një: “paraqitje e konkurrencës me Palestinën do të ishte menjëherë fatale”! Por, nëse do të ndërmerrej diçka e natyrës së një lëvizjeje të organizuar kolonizuese në Shqipëri, do të duhej të koordinohej me aktivitetet sioniste.
Shqiptarët e kohës së Eltonit, ndoshta, nuk mund ta kuptonin se çfarë ishin këto “aktivitete sioniste”, por ne sot mund t’i kuptojmë, sepse po i shohim dhe po i ndjejmë çdo ditë e më tepër. Edhe për Eltonin Palestina ishte vendi i dëshiruar dhe i përshtatshëm për Izraelin, ndërkohë që Shqipëria mbetej si një “xhoker” që mund të përdorej, nëse plani i Palestinës nuk do të mund të realizohej. Aq më tepër kur fluksi drejt Palestinës po binte ndjeshëm nga kolonët e zhgënjyer: “të cilët nuk ka qenë e mundur të akomodohen”. Përveç kësaj: “Shqipëria do edhe burra edhe para”. Një skemë e organizuar e kolonizimit hebraik në Shqipëri nënkuptonte veprimin e bashkërenduar të qeverisë shqiptare dhe disa organeve autoritare hebraike. Ndërkohë: “Ekziston një material i bollshëm për një traktat midis Shqipërisë dhe Eretz Yisrael-it [Tokës së Israelit], i cili do t’i sjellë përfitime të mëdha secilit”. Futja e kapitalit në Shqipëri jo vetëm që do të shkaktojë progres dhe zhvillim, por do të vendosë miqësi me një popull musliman.
Në fund të letrës Elton-i i thotë se nëse do të endeshin një grusht modest sipërmarrësish tregtarë dhe industrialë, për të mbjellë farën e parë në koloninë e vogël në Shqipëri, do të ketë sukses në dy çështje: nga njëra anë ata do të krijojnë shpejt fatin e tyre dhe nga ana tjetër një numër më i madh do të ndjekin fatin e tyre.
Si duket, Elton-i i kishte shkruar Magnes-it edhe letra të tjera për Shqipërinë, madje edhe ishin takuar, siç duket nga një përgjigje që i dërgon më 6 nëntor 1945, kur i thotë: “I nderuar zoti Elton. Të falënderohem shumë për letrat mbi Shqipërinë që i kam lexuar me shumë interes, veçanërisht përshtypjet tuaja të gushtit të vitit 1935. Këtë po e mbaj, kurse të tjerat po t’i kthej. A është hartuar ndonjë memorandum për t’iu dorëzuar autoriteteve? Unë do të shkoj në Huleh nesër për të ndihmuar në përkushtimin e një Qendre Shëndetësore Hadassah në kujtim të të ndjerit Prof. Kligler dhe nuk do të kthehem deri më 13 nëntor. Ishte shumë e këndshme që ju takova dhe me të gjitha urimet e mira për një kthim të sigurt në shtëpi. Sinqerisht i juaji, Sgd. J.L. Magnes”