Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Idealistët kanë ende rol në shoqëri, ndikimi i një pogradecari në mbarëvajtjen e qytetit të tij

Arbër Male, një shembull moraliteti dhe aktivizmi në Këshillin Bashkiak të Pogradecit

by te Sheshi
06/04/2025
in Individualitet, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Idealistët kanë ende rol në shoqëri, ndikimi i një pogradecari në mbarëvajtjen e qytetit të tij
455
SHARES

Bujar M. Hoxha & Ilir Ademi

Kur makina lë pas Qafën e Thanës, pasi është tundur e shkundur në një rrugë tërë kthesa e ka provuar dhe shkulmet ujore të peizazhit dekadësh lavazhor të Përrenjasit, ku vetëm të marrosurit mund të gjejnë frymëzime gjallimi, panorama shndërrohet papritmas e të shtie në një botë thuajse surrealiste në realitetin tonë.

Nuk ka të dytë në Shqipëri si hyrja disakilometrëshe e Pogradecit, me Linin në krah si oaz i qetësisë së thellë, e një udhë të sigurt bashkëshoqëruese të kushtuar këmbësorëve dhe biçikletave. Liqeni çon vetiu ngacmime lasgushiane në të mbërriturin me idenë për të gjetur prehjen e kërkuar.

Përpos incidenteve periferike të shndërruara në ushqim mediatik, qyteti dhe njerëzit janë aq miqësorë sa për të të mos trazuar në kredhjen çliruese të kënaqësisë së sapokrijuar nga një paqe e ofruar me bollëk. Nëse është fundjavë dhe dielli lëshon bujarisht rreze të ngrohta, ndjesitë e mira e pushtojnë pa frenim qenien…

Ndërtime tek-tuk përjashtimore dhe krejt pa shije, ngritur mbi horizontin e banesave modeste dhe të përmbajtura, të kujtojnë se pangopësia nuk mungon dhe aty. Megjithatë, qyteti e ka shmangur deri tani përçudnimin arkitekturor, por sa do të mund t’i bëjë ballë dhe më, vështirë ta thuash. Qyteti rrezikon të ardhmen prej projektesh ndërtimesh vigane, shtënien në terr të së sotmes, në mos premtuese, së paku të jetueshme, tretjen në errësirë të një hijeje të mbuluar e të parë deri dje si zanë.

Mjedisi zemërgjerësisht miqësor të jep mundësinë të njohësh dhe njerëz po aq miqësorë. Njëri prej tyre është krejt i pandeshur më parë për një prej ideuesve dhe shkruesve të këtij shkrimi, edhe pse ka dëgjuar shumë për ambientin ku ai e ushtron profesionin…

Te të dyzetat, me syze optike dhe me një pasqyrim thuajse të pandarë mirësie, Arbër Male është tipiku i qytetarit aktiv, i vetëdijshëm për përgjegjësitë ndaj familjes, shoqërisë dhe qytetit. Laborant dentar dhe i pasionuar pas sportit, besimtar dhe i angazhuar social, ai ia kushton një pjesë të mirë të energjive detyrës si anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.

Nuk do shumë për ta kuptuar se noton në ujërat e tejdukshme të idealizmit gati anakronik, i shqetësuar pa asnjë interes vetjak për fatet e territorit ku jeton, mbërthyer në merakun se pasivizmi mund t’i kushtojë shumë Pogradecit dhe ta bëjë shpejt të pajetueshëm. Arbri nuk të lodh tek nis e derdh lumin rrëfimor; përkundrazi, ta forcon kureshtjen që ia detyron praninë e saj rrallësisë gjithnjë e më të madhe të njerëzve të tillë.

Ushtrues i futbollit në dy aktivitete futbollistike nën strehën e FSHF-së, ai të tregon si aktivist i angazhuar se dhe një njeri i vetëm mund të ketë ndikim pozitiv mbi vendimet që marrin organet bashkiake, se nuk është utopike ta shprehësh qëndrimin tënd prosocial e ai të zërë vend edhe ku ndërthuren interesa gjithfarësoj. Synimi i tij është ta çojë fjalën e thënë në publik, mes njerëzish, si shqetësim e hall, aty ku merren vendimet.

Te Avicenna, klinika e mirënjohur në të cilën ka shumë më tepër se një rregullim të thjeshtë dhëmbësh, biseda rrjedh mes aparaturave të laboratorit, pa kontraste tematike, si një ujëvarë e patrazuar. Ai të thotë se gjithmonë e kanë shqetësuar problemet dhe abuzimet në komunitet, edhe para se ta niste detyrën e anëtarit të Këshillit Bashkiak dy vite më herët, në 2023-shin, e se ka qenë i përfshirë në ndihmën e dhënë njerëzve të pamundur, në nevojë, në periferi të shoqërisë. Pa parë se ç’parti e ka patur pushtetin lokal, nga e majta apo e djathta, Arbri është udhëhequr nga stimuli i drejtësisë. Një prej 31 anëtarëve të Këshillit Bashkiak, laboranti me përgjegjësi të vetështuara tregon se ushtron vullnet qytetar dhe në Komisionin e Strehimit Social, ku trajtohen familjet në nevojë me bonus qiraje apo me kredi pa interes. Thekson punën e bërë mirë me pastrimin e qytetit, por vë në pah zënien e hapësirave publike, mungesën e terreneve sportive dhe çlodhëse në pesë lagjet e Pogradecit.

Arbri parashtron fenomenin e rikthimit të ndërtimeve buzë bregut të liqenit, pa respektuar pikërisht standardet me të cilat u prishën pararendësit vite më parë. Përcjell gjithashtu kërcënimin e dukshëm që presioni ndërtimor, me komplekse dhe resorte në plane afatshkurtra dhe afatmesme, ushtron mbi tërë vijën e bregut liqenor, edhe pse hapësira e gjerë nga Qafa e Plloçës në Malin e Thatë njihet si zonë e mbrojtur. Na e ilustron këtë dhe me tentativën për ta transformuar pranë Drilonit një plan të mirë me ndërtesa të ulëta në konkretizimin e një ambicieje për godina shumëkatëshe, që i marrin frymën gjelbërimit të zonës dhe degradojnë cilësisht jetën qytetare.

Për të shtuar si të rëndësishme te problematikat parësore paraqet mospërputhshmërinë midis projekteve në 3D dhe zbatimit të tyre, shpesh me hendek të thellë. Dhe si shembull jep rikonstruktimin e kalasë së Pogradecit, të parashikuar nga infrastruktura rrugore te maja e saj. Pak gjë mund të prekësh si fakt aty ku punohet prej publikimit në janarin e një viti më parë nga kryeministri të projektit për “rilindjen e kalasë panoramike”; ekskavatorët janë treguar të pamëshirshëm me atë çfarë ka e padukshmja e tokës pranë sipërfaqes, siç punimet flasin në rastin më të mirë për foshnjëri ekspertize.

Kontributi i tij dhe i anëtarëve të tjerë në Këshillin Bashkiak ka çuar në përmirësim praktikash, investimesh, punimesh, e në zmbrapsje rastesh të abuzimit me tendera. I pamjaftuar me kaq në idealizmin e tij, ka vendosur të përfshihet dhe në primaret e zhvilluara së fundi të Partisë Demokratike. Ka marrë pjesë si një joanëtar, dhe si një rast i rrallë në këtë kontekst, në mos i vetmi, siç pohon, ka dalë i dyti në Pogradec për votat e siguruara dhe i teti në tërë qarkun e Korçës, duke lënë pas dy deputetë të zonës dhe një ish-deputete. Suksesi, afërmendsh, nuk i është marrë në konsideratë, ndërsa e sheh gjithçka si përvojë.

Qytetarin, aktivistin, të angazhuarin shoqëror, praktikuesin musliman, sportistin amator, përqafuesin e çdo banori të Pogradecit në telash social, mund ta cilësosh fare mirë, pa drojen e teprimit, një idealist të pazakontë. Në kushtet e një shoqërie në depresionin e kërkimit të lumturisë së pamundur materiale dhe të ikjes me çdo kusht nga vendi, Arbri na jep modelin e gjetjes së kënaqësisë dhe te privimet e kohës vetjake për hir të mbarëvajtjes sociale, e të të jetuarit pa brenga hedoniste dhe aty ku paracaktimi ta ka shkruar.

Ky shembull i moralitetit dhe aktivizmit meriton të përçohet në publik. Sa mirë që ka shembuj të tillë. Sa mirë që e ndeshëm! Sa mirë për Pogradecin…!

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Gaza: foshnja që kaloi një natë nën rrënoja

Gaza: foshnja që kaloi një natë nën rrënoja

Fjalët e Ramës në Izrael që të lënë pa fjalë, edhe si karshillëk i turpshëm ndaj Turqisë

Fjalët e Ramës në Izrael që të lënë pa fjalë, edhe si karshillëk i turpshëm ndaj Turqisë

Fjalë shejtani në gojën e një njeriu…

Fjalë shejtani në gojën e një njeriu…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni