Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

I urryer nga Izraeli, i helmuar nga KGB-ja: kush është Stepan Bandera?

Një përshkrim i figurës më të diskutueshme ukrainase në histori

by te Sheshi
22/05/2022
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
I urryer nga Izraeli, i helmuar nga KGB-ja: kush është Stepan Bandera?

Ai është një model për luftëtarët e Regjimentit Azov në Mariupol, ndaj dhe ushtarët rusë po gjuajnë për mbështetësit e tij. Stepan Bandera, nacionalisti më i famshëm ukrainas, ende shihet nga disa si një simbol i rezistencës ukrainase. Kush ishte ai në të vërtetë?

Një grua e re me uniformë kamuflazhi dhe me mitraloz këndon këtë këngë në një video të shpërndarë nga mbrojtësit ukrainas të Mariupolit në mediat sociale në fillim të majit. Videoja me sa duket është marrë në bunkerin e fabrikës së çelikut Azov, vendi i fundit i rezistencës ukrainase kundër ushtarëve rusë në qytet. Kishte edhe luftëtarë nga regjimenti “Azov”, i cili u themelua nga nacionalistët radikalë, dhe më vonë ishte në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Stepan Bandera, i cili u vra nga shërbimet sekrete sovjetike në Gjermaninë Perëndimore më shumë se 60 vjet më parë, është ndoshta nacionalisti më i famshëm ukrainas. Emri i tij u bë simbol shumë kohë përpara luftës së hapur që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës që prej 24 shkurtit, shkruan DW.

Për një pjesë të shoqërisë ukrainase, Bandera është një hero dhe një model. Për propagandën ruse, ai është një armik, ndjekësit e të cilit nuk janë gjuajtur për dekada – mediat ukrainase janë plot me rrëfime të dëshmitarëve okularë se si rusët kërkuan përkrahësit e Bandera-s mes të burgosurve dhe civilëve ukrainas. Ata që u identifikuan si të tillë u torturuan dhe u vranë. Kur presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij në Sheshin e Kuq më 9 maj justifikoi luftën kundër Ukrainës, ai foli për konfrontimin e pashmangshëm me “neo-nazistët, banderistët”.

Bandera – Jeta dhe vdekja e një nacionalisti radikal

Jeta e Banderas është e lidhur ngushtë me Ukrainën perëndimore, e cila atëherë ishte pjesë e Polonisë dhe Austro-Hungarisë. Ai lindi në vitin 1909 si djali i një prifti në fshatin Stary Hryniv, tani në rajonin Ivano-Frankivsk. Bandera studioi në Lviv (Lemberg) dhe u bashkua me Organizatën e Nacionalistëve Ukrainas (OUN), e cila luftoi ilegalisht për pavarësi.

Në vitet 1930, Bandera u dënua për bashkëorganizim të vrasjeve politike në Poloni dhe u lirua vetëm pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Menjëherë pas kësaj, pati një ndarje në OUN dhe Bandera u vendos në krye të krahut më radikal (OUN-B). Ndërsa Gjermania naziste përgatitej të pushtonte Bashkimin Sovjetik, bashkëluftëtarët e Banderas iu bashkuan udhëheqjes gjermane me dy batalione ukrainase, Nachtigall dhe Roland.

Ngjarja kryesore në jetën e Banderas ndodhi më 30 maj 1941. Bashkëluftëtarët e tij shpallën një shtet të pavarur ukrainas në Lviv, i cili ishte nën kontrollin nazist. Bandera ishte në Poloninë e pushtuar në atë kohë, gjermanët nuk e lejuan atë të udhëtonte në Ukrainë. Hitleri hodhi poshtë idenë e pavarësisë së Ukrainës, Bandera u arrestua dhe kaloi pjesën më të madhe të luftës, deri në vitin 1944, në kampin e përqendrimit Sachsenhausen.

OUN-B e tij vazhdoi të luftonte për pavarësinë në Ukrainë – duke përfshirë krahun ushtarak, Ushtrinë Rebele të Ukrainës (UPA). Luftimet u zhvilluan kundër nazistëve dhe sovjetikëve. Pas luftës, Bandera jetoi në Mynih, ku u helmua me cianid në vitin 1959 nga një agjent i KGB-së.

Kulti i Banderas në Ukrainën moderne

Pas vrasjes së Banderas, ai u bë një ikonë kryesisht për emigrantët ukrainas në Perëndim. Në Ukrainë, kulti i Banderas u përhap pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kryesisht në perëndim të vendit. Për të organizohen ekspozita, i ngrihen monumente dhe rrugëve iu vihet emri i tij.

Megjithatë, qytetarët në pjesë të tjera të Ukrainës, veçanërisht në lindje, mbetën me historiografinë sovjetike, e cila e shihte atë ekskluzivisht si bashkëpunëtor të nazistëve.

Pro-perëndimor iViktor Jushçenko, i cili u bë president në vitin 2005, e shpalli Banderan një “hero të Ukrainës.” Pasardhësi i tij, presidenti pro-rus Viktor Janukoviç, ia hoqi atij këtë titull.

Çdo vit në ditëlindjen e tij, mbështetësit e Banderas marshojnë nëpër kryeqytet në një procesion me pishtarë. Në vitin 2016, emri i rrugës “Moskovski Prospekt” në Kiev u ndryshua në “Bandera Prospekt”. Qëndrimi ndaj kësaj figure historike bëhej gjithnjë e më pozitiv, por para luftës shoqëria ishte e ndarë.

Një sondazh nga Fondacioni për Iniciativën Demokratike në prill 2021 tregoi se një e treta e ukrainasve (32 përqind) e vlerësuan kauzën e Bandera-s pozitive, po aq negative.

Çfarë donte Bandera?

Andreas Umland, një ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studimet e Evropës Lindore, e përshkruan kultin e Banderas si “një shprehje e kujtesës selektive dhe pikëpamjes së historisë”, vrarë nga KGB. “Por është po aq e padenjë të injorosh faktin se në fillimi dhe mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, lëvizja e udhëhequr nga Bandera bashkëpunoi me Rajhun e Tretë për arsye të ndryshme”, tha ai.

Ka dy shpjegime për këtë në rrethet profesionale. Ndërsa disa thonë se bashkëpunimi ka qenë i detyruar, të tjerë flasin për afërsi ideologjike.

Të dyja janë të vërteta, thotë Grzegorz Rossolinski-Liebe, një historian gjermano-polako në Universitetin e Lirë të Berlinit dhe një biograf i Banderas. “Sigurisht, Bandera donte një shtet ukrainas, por ai donte dhe një shtet fashist, autoritar në të cilin do të ishte lider”, tha Rossolinski-Liebe për DW.

Të dy këta ekspertë tregojnë një anë tjetër të errët në historinë e lëvizjes Bandera – përfshirjen e luftëtarëve të OUN-B-së në vrasjet e civilëve në Galicia dhe Volhynia, hebrenj dhe polakë, megjithëse vetë Bandera nuk ishte i përfshirë.

Popullaritet i madh pavarësisht kritikave

Për Umland, Bandera nuk ishte një “nazist”, por një “ultranacionalist ukrainas”. “Nacionalizmi ukrainas në atë kohë “nuk ishte një kopje e nazizmit”, tha Umland.

Rossolinski-Liebe e sheh atë pak më ndryshe: “Bandera mund të quhet një nacionalist radikal, një fashist.” Historiani gjermano-polako nuk pajtohet me ata kolegë ukrainas që thonë se mbështetësit e Banderas luftuan kundër nazistëve po aq sa kundër sovjetikëve. Ai thekson se Komisariati Popullor Sovjetik i Punëve të Brendshme (NKWD) zhvilloi një luftë brutale kundër nacionalistëve ukrainas. Rreth 150,000 njerëz u vranë dhe më shumë se 200,000 u deportuan.

Nderimi i Banderas dëmton imazhin e Ukrainës dhe tensionon marrëdhëniet me Poloninë dhe Izraelin, vëren Umland. Kjo është një nga arsyet e përmbajtjes së Izraelit në luftën aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës.

Për vetë ukrainasit, lufta solli një ndryshim rrënjësor në raport me Banderan. Një sondazh i kryer nga grupi “Rating” zbulon se në prill të vitit 2022, rreth 74 për qind e ukrainasve e vlerësuan Stepan Banderan si një figurë historike pozitive, shkruan DW. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Serbia “dorëzohet” në Tiranë: firmos kundër Rusisë!

Serbia “dorëzohet” në Tiranë: firmos kundër Rusisë!

OBSH për linë e majmunëve: Ç’dihet për këtë sëmundje?

OBSH për linë e majmunëve: Ç’dihet për këtë sëmundje?

“Javelin”-ët në Shqipëri, në raportimin e AP

“Javelin”-ët në Shqipëri, në raportimin e AP

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni