Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

I nxehti ekstrem, një vrasës dinak nëse nuk di si të mbrohesh

Eksperti amerikan: Përshtatja me ndryshimin e klimës do jetë e dhimbshme

by te Sheshi
22/07/2024
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
I nxehti ekstrem, një vrasës dinak nëse nuk di si të mbrohesh
19
SHARES

Nga Edoardo Vigna, Corriere della Sera

Ka shkruar një libër, që ndjehet si një grusht i fortë në bark. “Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si i projektojmë qytetet dhe shtëpitë, apo sesi kultivojmë ushqimet… Nëse dimë sesi të përballojmë këtë sfidë, kjo do të jetë edhe një mundësi për të ndërtuar një botë më të mirë”.

Djersët të mbulojnë që nga historia e parë e rrëfyer nga Jeff Goodell, dhe ndjenja e shqetësimit vetëm sa rritet nga episodi në episod, dhe nga shpjegimi në shpjegim. Protagoniste është vapa gjithnjë e më përvëluese, siç tregohet nga kopertina e “42°C: Kronika nga një botë në flakë”, botuar së fundmi në Itali nga Garzanti.

“Në çdo faqe jam përpjekur t’i bëj njerëzit të kuptojnë se si vapa është shndërruar në

një vrasës i rrezikshëm, i aftë t’i marrë jetën kujtdo në një kohë shumë të shkurtër, madje edhe njerëzit më pak të cenueshëm”, shpjegon autori, që në Amerikë shkruan për revistën New York Times.

Ai bisedon me mua përmes platformës online Zoom nga një dhomë në Austin të Texasit, ku ajri i kondicionuar e bën të tolerueshme temperaturën e jashtme prej 41 gradë Celsius. Ndërsa në botë, kjo verë tashmë po regjistron temperatura shumë të larta, midis 52° në Nju Delhi të Indisë dhe 62° siç perceptohet në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Qershori i këtij viti po cilësohet si më i nxehti në historinë e regjistruar.

Temperaturat e larta po thyejnë vazhdimisht rekorde. A jemi të gjithë të ekspozuar ndaj vapës ekstreme?

Problemi është se ne të gjithë mendojmë se e njohim mirë vapën, se dimë të mbrohemi. Por në fakt ndodh e kundërta… Për shembull të rinjtë, gëzojnë një shëndet të mirë, por janë ndër të parët që bien viktimë e grackave të saj. I nxehti është një forcë grabitqare. Disa njerëz janë më të ekspozuar se të tjerët, por në fund të gjithë jemi të ekspozuar.

Libri juaj hapet me një histori të frikshme…

Po, me atë të një familjeje që doli për një ekskursion në ultësirat e Sierra Nevadas në shtetin e Kalifornisë, dhe që u shfaros brenda disa orësh. Ata menduan se ishin të përgatitur fizikisht. Por burri 40-vjeçar, gruaja e tij rreth të 30-ave, vajza e tyre një vjeç e gjysmë dhe qeni:që të gjithë u gjetën të vdekur në rrugë. Dukej si një ngjarje e pakuptimtë. Policisë iu deshën një muaj hetime, për të kuptuar se ata kishin qenë viktima të goditjes nga i nxehti i madh.

Cilat janë kërcënimet e nxehtësisë ekstreme për njerëzit?

Ato ndahen në dy nivele. Le ta nisim me atë që shkencëtarët e quajnë “Zona e Artë”: brezi i Tokës në të cilin kanë evoluar qeniet e gjalla, përfshihet brenda një intervali shumë të ngushtë të temperaturës. Brenda saj lulëzojmë dhe zhvillohemi ne si qenie njerëzore. Ndërsa nxehtësia bëhet më ekstreme, dhe teksa trupat tanë kërkojnë një temperaturë të qëndrueshme, ne rrezikojmë gjithnjë e më shumë. Ky është niveli njerëzor.

Niveli tjetër është planetar: nxehtësia si “shtytësi kryesor” i ndryshimeve klimatike…

 E saktë. Shprehja “ngrohje globale”, tregon se “pas saj“ është i nxehti. Pra vapa është “motori i kaosit planetar”. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë. Ata i barazojnë valët e të nxehtit me thatësirën apo rritjen e nivelit te deteve. Kur flasim për reshje ekstreme në Italinë Veriore, apo fundosjen e Venecias, nënkuptojmë pasojat e rritjes së nxehtësisë në klimën tonë.

A ka pasur ndonjë ngjarje të veçantë që ju bëri të ndërgjegjësoheni për këtë temë?

 Po, dhe mund t’jua them momentin e saktë. Unë kam 25 vjet që shkruaj mbi ndryshimet klimatike. Kam qenë disa herë në Antarktidë dhe Arktik. E dija se në thelbin e saj që shkruaja, ishte grumbullimi i nxehtësisë në atmosferë, por gjithmonë më dukej diçka abstrakte.

Pastaj, një ditë në qershorin e vitit 2018 isha në Phoenix të Arizonas. Temperatura ishte 44° Celcius. Ishte vonë për një takim, telefonova një taksi, por ajo nuk mbërriti. Kështu që vendosa të shkoj në këmbë, 20 blloqe pallatesh më tutje. Në minutën e 15-të, zemra ime nisi të më rrihte shumë fort, isha i trullosur dhe gati të rrëzohesha. Në fakt nuk e kuptova se sa shpejt mund të të vrasë vapa. Dhe as që mund të shpjegoja se çfarë ishte.

Pse është kaq e vështirë të shpjegohet?

Nëse hedh tani sytë nga dritarja, nuk mund të dalloj nëse jashtë është 30° apo 44°. Në rastin e një uragani, do të shihja pemët që lëkunden ose ujin që hyn në dhomën e ndenjes.

Pra është një kërcënim i padukshëm….

Po, dhe pastaj është mënyra se si media flet për këtë çështje. Ajo i di rreziqet e valëve të të nxehtit, por në televizor tregon njerëz në plazh apo që luajnë në shatërvanë.

 Por nga ana tjetër, terrorizmi psikologjik mund të jetë kundër-produktiv….

Taktikat e frikësimit janë gjithmonë të dëmshme. Megjithatë, njerëzit duhet të dinë se ka disa gjëra që mund të bëjnë për të mbrojtur veten. Dhe ata duhet të kuptojnë se nga vjen kjo nxehtësi:nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Unë nuk e di se si është situata në Itali, por në SHBA ne ndonjëherë s’kemi guxim të flasim se sa alarmante është gjendja.

A mund të respektojmë ende kufirin e Marrëveshjes së Parisit prej +1.5°-2° deri në fund të këtij shekulli?

Niveli 1.5 C është një mesatare globale prej disa vitesh. Ne nuk e kemi kaluar ende pragun, por nuk po reduktojmë aq shpejt konsumin e karburanteve fosile sa për ta arritur synimin. Kjo varet nga ne dhe nga udhëheqësit e vendeve të botës.

Në libër është e qartë edhe diçka tjetër: problemi nuk është i njëjtë për të gjithë…

Po, dhe kjo dy arsye. E para është e qartë:nëse jam duke ecur në një rrugë në Arizona apo Siçili në një ditë të nxehtë me gjyshin tim, i cili është 80 vjeç dhe ka sëmundje të zemrës, ai do të jetë më i prekshëm nga i nxehtë ekstrem se unë. Po kështu, dikush që jeton në një shtëpi me ajër të kondicionuar – dhe ia mban xhepi të paguajë faturat – është më pak i prekshëm nga nxehtësia ekstreme.

Pastaj ka dallime edhe midis vendeve. Ju jetoni në Texas, ku bën gjithnjë e më të nxehtë. Ç’do të bëni nëse temperatura rritet shumë? Do të ikni prej andej?

Për mua është ndryshe. Unë merrem me këto çështje, pra është si të jesh në vijën e parë të frontit të luftës. Aktualisht temperatura jashtë është 41°. Vitin e kaluar shumë nga miqtë e mi po mendonin të lëviznin diku tjetër. Qytetet do të ndryshojnë rrënjësisht.

Në Athinë, Akropoli u mbyll në vitin 2023 për shkak së të nxehtit të jashtëzakonshëm. Kushdo që shkon në Romë gjatë verës e di mirë këtë, dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Siçili. Në Houston po flitet për zhvendosjen e punëve në orët e natës gjatë sezonit të verës.

Pasojat ekonomike të kësaj situate janë të mëdha, për të mos përmendur probleme si dështimi i vjeljes së grurit, orizit, rrushit…Kjo gjë do të ketë ndikim në çmimet e ushqimeve, por edhe tek migrimi – një nga kauzat kryesore të Trump – apo tek sëmundjet.

A është kjo një temë e fushatës zgjedhore në Amerikë?

Joe Biden ka qenë më i përkushtuar ndaj çështjeve të klimës se sa çdo president tjetër, por kjo nuk mjafton. Klima, energjia, i nxehti ekstrem janë çështje gjithnjë e më partiake. Ka një hendek i madh midis atyre që kuptojnë shkencën e ndryshimeve klimatike dhe konservatorëve, ndjekësve të Donald Trump, të cilët i shohin lëndët djegëse fosile si një shenjë të fuqisë dhe forcës amerikane, dhe që mendojnë se ndryshimi i klimës është një mashtrim i shpikur nga kinezët.

Çfarë do të ndodhë nëse do të fitojë Trump?

Një katastrofë, edhe pse mendoj se do të vazhdojë revolucioni energjetik. Unë jetoj në Texas, kryeqyteti i karburanteve fosile. Megjithatë, në rrjetin tonë 70 për qind e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme. Dhe kjo jo sepse teksanët i kanë qejf pemët. Ne kemi një guvernator të djathtë që nuk beson tek ndryshimi i klimës. Por nëse je një kapitalist dhe do të fitosh para, atëherë do harxhosh para për vendosjen e paneleve diellore në një fushë, dhe jo në impiante gazi si dikur.

Tek e fundit mbeteni optimist për të ardhmen…

Varet. Do të jetë ndryshe mënyra se si i ndërtojmë qytetet por edhe shtëpitë. Vendet ku kultivojmë ushqimin, llojin e ushqimit. Energjia. Kemi përpara një mundësi e madhe për të ndërtuar një botë më të mirë. Por ka edhe një anë të errët:transformimi nuk do të vijë pa humbje të jashtëzakonshme. Mbetet të shohim nëse do jemi në gjendje të minimizojmë vuajtjet.

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Kush është Kamala Harris që po lufton në garën presidenciale me Donald Trump?

Kush është Kamala Harris që po lufton në garën presidenciale me Donald Trump?

Homazh emocionues në Holandë për fëmijët palestinezë të vrarë nga Izraeli

Homazh emocionues në Holandë për fëmijët palestinezë të vrarë nga Izraeli

Fundi tragjik i një aventure detare

Fundi tragjik i një aventure detare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni