Presidenti Thaçi shprehu keqardhjen e tij për aktin e dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit, duke iu referuar arsyes pse.
Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.
Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij.
Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë.
Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, shkroi presidenti i Kosovës në të parin reagim.
Gjatë gjithë qeverisjes së Haradinajt, me të ish-bashkëluftëtar, i ndau thikazi çështje e korrigjimit të kufijve. Haradinaj ishte kategorikisht kundër idesë se Thaçit për rishkim të tyre në funksion të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. /tesheshi.com/