Një histori e vërtetë diskriminimi për shkak të besimit fetar ka ndodhur në fillim të këtij viti shkollor në një shkollë të Pogradecit, ku një vajze i është mohuar e drejta e arsimit, për shkak se mbante mbulesën islame.
Pas fillimit të vitit shkollor 2014-2015 në adresë të Forumit Mysliman të Shqipërisë erdhi një ankesë nga nxënësja J.R. e shkollës së mesme të përgjithshme “Muharrem Çollaku” Pogradec, e cila ishte ndaluar të merrte pjesë në procesin mësimor për shkak të mbajtjes së mbulesës islame.
Forumi Mysliman i Shqipërisë pas kontaktimit me drejtorinë e shkollës dhe refuzimit nga ana e saj për pranimin e vajzës në mësim iu drejtua Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me të cilin u zhvillua një seancë degjimore.
Në prani të palëve të interesuara, Komisioneri konstatoi diskriminimin e drejtpërdrejtë për shkak të bindjeve fetare të nxënëses J.R., si dhe e detyroi drejtorinë arsimore Korçë dhe Drejtorinë e shkollës së mesme “Muharrem Çollaku” Pogradec, të ndalojë sjelljet diskriminuese ndaj kësaj nxënëseje di dhe pranimin e saj të menjëhershëm në shkollë.
Zbatimi i kësaj të drejtoje të studentes është realizuar si pasojë e vendimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku dhe të stafit të saj si dhe kontributit të dhënë nga avokati Genti Malçellari./tesheshi.com/