I mbijetuari nga Holokaustit në Belgjikë, Henri Kichka, vdiq nga koronavirusi në moshën 94 vjeç.
Ai dha frymën e fundit në një shtëpi pleqsh, duke qenë një nga belgët e fundit që i mbijetoi Aushvicit, kampit famëkeq nazist në Poloni të Luftës së Dytë Botërore.
“Një koronavirus i vogël mikroskopik ka pasur sukses në atë që nuk e bëri tërë ushtria naziste”, ka shkruar djali i tij në Facebook.
Duke qenë mësues në profesion, Henry kishte si mision t’u tregonte brezave të rinj mbi golgotën që ai e mijëra të tjerë përjetuan, sepse esonte që ia vlen kujtesa e dhimbshme nëse siguronte që të tjerët të mos harronin tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu botoi kujtime nga jeta e tij në kamp.
Ai lindi në Bruksel në vitin 1926 në një familje hebreje me rrënjë polake. /tesheshi.com/