Një pjesë e madhe jona nuk e imagjinon dot dhe nuk e di se si është të jesh me aftësi të kufizuara. Nuk e kemi aspak idenë se çfarë luftë e madhe është të jetosh me një mungesë fizike, e jo më pastaj të arrijmë të bëjmë gjëra të veçanta, pavarësisht se nuk jemi tërësisht të fuqishëm.
Mirëpo, ky është rasti i 23-vjeçarit polak Mariusz Kedzierski, i cili ka lindur pa krahë. Ai është një artist i vërtetë, që nuk është mposhtur nga fati i tij, por arrin të praktikojë talentin që ka, duke realizuar vepra fantastike, të cilat të lënë pa fjalë.
Vizatimet e tij hiper-realiste janë mbresëlënëse. Të realizuara deri në detaj, 23-vjeçari mundohet të bëjë më të mirën e mundshme. “Fakti që kam një mungesë fizike, nuk do të thotë se duhet të heq dorë nga ëndrrat e mia”,- thotë ai. Shikoni vetë se çfarë mrekullish realizon, edhe pse pa krahë. /tesheshi.com/