Alexey Romanov është 15 vjeçari nga Rusia i cili ka aftësi mahnitëse për të luajtur në piano, pavarësisht se ka lindur pa duar.
Adoleshenti nga Zelenodolks filloi të mësonte të luante instrumentin 2 vjet më parë, vetëm duke dëgjuar si notat duhet të tingëllonin.
Më pas Romanov praktikohej çdo ditë me ndihmën e miqve derisa u kthye në një mjeshtër.
Alexey tha për rrjetin rus “ProKazan” se gjithmonë e ka pëlqyer muzikën dhe se sa më shumë dëgjonte aq më shumë donte të luante në piano. /tesheshi.com/