Arabia Saudite i ka premtuar Tunizisë një ndihmë financiare prej 830 milionë dollarë, njoftoi kryeministri tunizian Youssef Chahed pas vizitës në Mbretëri.
Chahed shtoi se 500 milionë dollarë të kësaj shume do të përdoren për të financuar buxhetin, 230 milionë për tregtinë e jashtme dhe 100 milionë për financimin e projekteve, pa sqarime të mëtejshme.
Ky zhvillim vjen fill pasi Tunizia i “hapi dyert” princit të Kurorës Muhammed bin Salman, gjatë një vizite të këtij të fundit në këtë vend, nën atmosferën e rënduar të paragjykimit mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Tunizia po përpiqet të reduktojë deficitin buxhetor, të stabilizojë rezervat e ndërprera të valutave të huaja dhe të përmbushë pritshëritë e huadhënësve ndërkombëtarë
Ekonomia tuniziane po kalon një periudhë të trazuar që nga autokrati Ben Ali u rrëzua në vitin 2011, dhe ç’prej atëherë popullsia nuk është e kënaqur me shkallën e papunësisë, varfërinë dhe normat rekord të inflacionit. Tunizia qe vendi i parë prej nga nisi e famshmja, por dhe tragjikja “Pranverë arabe”. /tesheshi.com/