Eurodeputeti i djathtë Eduard Kukan, ka qenë një tjetër zë nga Brukseli “pa alarm” për shtyrjen e negociatave me një vit. Sipas asaj çfarë shkruan Kukan, negociatat pothuajse janë hapur
“Përshëndes konkluzionet e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në axhendën e integrimit në BE. Ato meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit.
Një vit u është dhënë vendeve të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE. Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave. Pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të ec me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit”, shprehet diplomati që politikisht rreshtohet te e djathta. /tesheshi.com/