Një adoleshente anoreksike që peshonte 29 kg, që iu dha 48 orë jetë kohë , tani ka shpërndarë disa foto pasi e ka marrë veten nga sëmundja mrekullisht.
Kur Gemma Walker u diagnostikua me anoreksi nervore dhe bulimi në moshën 14-vjeçare, doktorët e paralajmëruan se do të vdiste nëse nuk merrte trajtim.
Në 7 vitet që pasuan, ajo u shtrua 3 herë në spital. Tani, në moshën 22 vjeçare, Gemma ka postuar fotot se si ishte dhe si është rikuperuar.
Ajo po feston muajin e gjashtë të të pasurit shëndet të plotë. Me postimin e fotove, Gemma shpreson që të inspirojë njerëzit e tjerë të luftojnë çrregullimet e të ngrënit.
“Është e vështirë për mua t’i hedh sytë përsëri tek ato foto. E shoh çdo foto dhe e kujtoj shumë mirë se si ndihesha. Doja të vdisja. Kanë qenë vitet më të tmerrshme të jetës time, duke kontrolluar çdo mëngjes nëse akoma arrija të merrja frymë”./tesheshi.com/