Një kangur i ka shpëtuar një aksidenti që mund të kishte qenë fatal për të, pasi ka dalë para një makine.
E filmuar nga kamera dashboard e makinës, video tregon momentin se si kafsha suprizon shoferin kur i afrohet makinës e më pas kërcen sërish në rrugë, duke shmangur dëmtime serioze.
Teksa kërcen për tu larguar bishti i tij përthyen antenën në gjysmë. Videoja është shpërndarë në rrjetin social Facebook. /tesheshi.com/