Pasioni për Fifa 16, videolojën futbollistike, ishte kaq i fortë saqë nuk arriti dot të kuptojë se ishte duke shpenzuar një pasuri të tërë. Të paktën jo deri në momentin që u zbulua nga i ati, i cili mori vendimin drastik të mos e lejojë më të luajë videolojëra në shtëpi.
Kjo është ngjarja paksa absurde e raportuar në “Metro UK” dhe e treguar nga Lance Perkins, një burrë kanadez, i cili vuri re se llogaria e tij bankare kishte humbur thuajse 8 mijë dollarë, mbi 7 mijë euro, pasi i biri i kishte shpenzuar të gjitha paratë për të luajtur Fifa 16.
“Më ra si bombë. Humja e këtyre parave më shkatërroi. U shokova kur pashë se sa shumë para kishte shpenzuar im bir. Ndoshta edhe ai nuk e ka ditur që çdo lojë e tij na ka vafrëruar gjithmonë e më shumë”,- rrëfen babai.
“Në shtëpinë time nuk do të ketë kurrë më Xbox apo ndonjë pajise tjetër për të luajtur lojëra online në internet”,- përfundon burri./tesheshi.com/