Myftar Lumneshi, një lloj “truproje” i Berishës, i akuzuar nga PD-ja zyrtare si një element krimi, pas faktit të publikar prej saj si person i shpallur “non grata” në Angli, ka rezultuar “kunat” me Bashën.
Ai tha në një prononcim televiziv se e ka konsideruar bashkëshorten e Bashës si motrën e tij.
“E kam konsideruar si motër gruan e Lulzim Bashës. Kam patur konsiderata shumë të larta par familjen e tij, për Lulin, kam marrë pjesë në çdo protestë. Se si kaloi në këtë pikë…”, tha Lumneshi, i cilësuar si “B9” nga PD.
Vetë Basha, një natë më parë në Open, nuk pranoi që t’ja përmend emrin, paçka këmbënguljes së moderatores Eni Vasili.
Lumneshi mohoi që atij t’i jetë ndaluar hyrja në Angli, por më shumë i mëshoi faktit se ai ka qenë shumë mik me Bashën.
“Që në vitet 90 jam demokrat i lidhur me PD-në. Kam marrë pjesë në të gjithë fushatat, eventet, ditët më të vështira të PD kur i ka patur.
Edhe në kohën e zotit Basha edhe në kohën e Berishës, kam qenë aty. U habita fare për këto, se zotin Basha e kam patur mik”, tha ai. /tesheshi.com/