Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Ajo ka lindur një vajzë, por emri i saj nuk është publikuar ende.
Kjo e bën atë udhëheqësen e dytë në historinë moderne që lind një fëmijë gjatë kohës që ka qenë në detyrë.
Ardern u shtrua në spital në Auckland në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Foshnja erdhi në jetë rreth orës 04:45. Ardern publikoi lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku u shpreh se ndihej shumë e lumtur.
37-vjeçarja do të marrë 6 javë pushim për periudhën e lehonisë dhe ia ka kaluar detyrat zv/Kryeministrit Winston Peters.
Megjithëse ajo tha se do të ndjekë zhvillimet dhe do të lexojë letrat e kabinetit gjatë gjithë kohës.
Ardern u zgjodh kryeministre në tetor dhe në muajin janar njoftoi se ajo dhe partneri i saj Clarke Gayford po prisnin një fëmijë.
Ardern është kryeministri më i ri që vendi ka pasur që nga viti 1856.
Në vitin 1990, Benazir Bhutto lindi një vajzë ndërsa ishte kryeministre e Pakistanit, e para udhëheqëse që sjell në jetë në fëmijë gjatë kohës që ishte në detyrë.
Rastësisht, foshnja e Ardern ka lindur në ditën e lindjes së Bhutto./tesheshi.com/