Holanda iu bashkuar edhe zyrtarisht disa shteteve evropiane që e ndalojnë vellon e fytyrës, e njohur ndryshe nikab. Prej tani, ligji ka hyrë në fuqi dhe dalja me nikab është e dënueshme me gjobë deri në 150 euro.
Disa e konsiderojnë nikabin si një simbol të shtypjes së grave, ndërsa të tjerët e shohin ndalimin e tij si shkelje e lirisë fetare.
Ligji përfshin ndalesën e veshjes së tillë në hapësira publike si shkolla, spitale, qendra tregtare dhe transport publik.
Ndalimi vlen gjithashtu për helmetat që mbulojnë plotësisht fytyrën, të njohura ndryshe si “balaklava”.
Ligji kontradiktor është përballur me mospranim, pasi shumë qytete, spitale, shkolla, e madje edhe policë, janë deklaruar se nuk do ta zbatojnë. /tesheshi.com/