Eric Maxim Choupo-Moting është fajtor për humbjen më të keqe në historinë e futbollit, pasi i shkatërroi mundësinë klubit të tij Paris St-Germain për të përfunduar si fitues kundër Strasburgut në Liga 1.
Gjuajtja e saktë e Christopher Nkunku ishte duke shkuar sigurt drejt portës përpara se Choupo-Moting pa nevojë e preku topin dhe ia huqi drejtimin.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, më falni, po ndihemi shumë keq “, tha Choupo-Moting për Canal +.
Choupo-Moting kishte nisur mirë garën e tij, duke e sfiduar edhe Kylian Mbappe. Megjithatë, ky i fundit në këtë lojë u paraqit vetëm në pjesën e dytë, dhe shijoi rezultatin perfundimtar 2:2.
PSG, i cili ka fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit të Liga 1, kishte fituar të gjitha ndeshjet e mëparshme të në këtë sezon. /tesheshi.com/