Protesta e polemika kanë shkaktuar fotografitë e publikuara në Hungari ku duket sesi autoritetet hungareze kanë transportuar refugjatët e mbërritur në jug të vendit në vagona treni të mbyllur. Kështu raporton e përditshmja “Nepszabadsag”.
“Ky vagon udhëton me dyer të mbyllura”, lexohet në foton që tregon transportimin e refugjatëve drejt Budapestit. Ndërkaq, emigrantët janë detyruar të udhëtojnë në vagonat për biçikleta e të izoluar nga pjesa tjetër e udhëtarëve, raportojnë mediat sociale në Hungari.
Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Europian që nuk ka pritur asnjë emigrant dhe që përvec kësaj, po ndërton një mur kundër depërtimit të tyre përgjatë kufirit me Serbinë. /tesheshi/