Ushtria hungareze nisi ndërtimin e murit në kufi me Serbinë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Rreth 900 ushtarë janë angazhuar në ndërtimin e murit që përfundon më 30 nëntor. Muri “anti-emigrant” do të shtrihet përgjatë 175 kilometrave të kufirit hungarezo-serb. Sipas autoriteteve, rreth 80 mijë persona kanë arritur tashmë të kalojnë kufirin nga Serbia, kryesisht shqiptarë nga Kosova.
Autoritetet e cilësuan murin “të përkohshëm” i cili do të shembet sapo të ulet presioni i emigracionit në këtë vend.
Këto kohë, hyrjet në Hungari do të lejohen vetëm përmes pikëkalimeve, dhe kështu ata emigrantë që u takon e drejta e azilit do ta marrin atë.