Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Humbja e ububushme e Izraelit

Sinqeriteti i gazetarit vendas: Po gënjejmë kot veten…!

by te Sheshi
14/04/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Humbja e ububushme e Izraelit

Nga Chaim Levinson, Haaretz

Ne e kemi humbur tashmë këtë luftë. Kjo është e vërteta. Paaftësia për ta pranuar këtë, përfshin gjithçka që duhet të dini mbi psikologjinë individuale dhe kolektive të Izraelit. Para nesh kemi një realitet të qartë dhe të parashikueshëm, të cilin duhet të nisim ta kuptojmë, ta përpunojmë dhe të nxjerrim prej tij përfundime për të ardhmen.

Por nuk është e këndshme ta pranosh humbjen, ndaj ne vazhdojmë ta gënjejmë veten. Disa nga ne gënjejnë me keqdashje. Të tjerët nga naiviteti. Pas gjysmë viti, ne mund të kishim qenë në një pozitë krejtësisht të ndryshme nga kjo e sotmja. Megjithatë, po mbahemi peng nga udhëheqja më e keqe në historinë e vendit por ndoshta edhe në historinë e botës.

Çdo operacion ushtarak, supozohet të ketë në një moment një rrugëdalje diplomatike. Madje është një parim që veprimi ushtarak, duhet të çojë drejt një realiteti diplomatik më të mirë. Izraeli nuk ka asnjë trampolinë të tillë. Mjerisht ai ka në krye një udhëheqës të poshtër, një person që nuk ka aftësi për të udhëhequr apo marrë vendime, dhe që e humbet toruan edhe për një puro falas.

E megjithatë, elektorati i besoi kryeministrit aktual 32 vende në parlamentin kombëtar, Knesset.

Teorikisht, ne mund të kishim qenë sot në një pozicion më të mirë. Tronditja nga shpërthimi i luftës mund të ishte një pikënisje për një fushatë të shpejtë, të fuqishme, agresive e të justifikuar për të çrrënjosur shpejt Hamasin kudo që ishte e mundur.

Më pas, ai mund të zëvendësohej nga një koalicion vendesh të pasura dhe me synime të mira për të realizuar rindërtimin e rajonit, me mbështetjen globale edhe të vendeve arabe, së bashku me Autoritetin Palestinez. Ne mund të kishim krijuar një alternativë të qëndrueshme ndaj Hamasit në Gaza.

Pas 6 muajsh, atje duhej të shihnim shenjat e para të qeverisjes së pavarur. Çdo ditë dhe çdo minutë, mund të ishin marrë vendime më të mira. Por ne zgjodhëm rrugën e kundërt. Nuk kemi kurajën që ta themi, por e vërteta është se e kemi humbur këtë luftë.

Njerëzit kanë tendencën të besojnë tek më e mira dhe të jenë optimistë, duke shpresuar se nesër do të jetë më mirë se sa sot, se jemi në një proces që në fund do të jetë më i suksesshëm. Por ky është dështimi më themelor i mendimit njerëzor: koncepti se kursi që po ndjekim është i mirë, dhe se vetëm na duhet që të mbërrijmë atje.

Se vetëm me pak më shumë kohë dhe përpjekje, pengjet do të kthehen në shtëpi, se Hamasi do të dorëzohet dhe se do të vritet kreu i tij Jahja Sinwar. Tek e fundit, ne jemi “djemtë e mirë”, dhe në fund do të triumfojë “e mira”. Është saktësisht i njëjti mentalitet që të çon në konceptin se “regjimi iranian do të bjerë së shpejti”, por edhe shumë koncepte të tjera që kanë të bëjnë më shumë me skenarët e Hollivudit sesa me vetë jetën reale.

Ne duhet ta themi të vërtetën, edhe kur ajo është e pakëndshme, edhe kur dhemb, edhe nëse dëshpëron jo pak njerëz apo ul moralin e tyre. Dhe në këtë aspekt duhet t’i kundërvihemi makinerisë së propagandës Bibiiste. Është e pakëndshme të thuhet, por ne mund të mos jemi në gjendje të kthehemi të sigurt në kufirin tonë verior.

Hezbollahu e ka ndryshuar këtë ekuacion në favor të tij. Kjo është situata. Ne i tregojmë vazhdimisht vetes një afat imagjinar – prill, maj, 1 shtator – dhe nëse Hezbollahu reziston deri atëherë ne do ta sulmojmë në shkallë të plotë. Por ky afat vazhdon të shtyhet. Rajoni kufitar mbetet i boshatisur.

Mashtrimi vazhdon. Tani duket se ka një probabilitet të lartë që për vite me radhë, kushdo që lëviz përgjatë kufirit të jetë një objektiv për t’u goditur. Dhe kjo është e vërtetë në çdo front:jo të gjitha pengjet do të kthehen, qofshin gjallë apo vdekur. Asnjë ministër i kabinetit qeveritar nuk do të na rivendosë dot ndjenjën e sigurisë personale.

Çdo kërcënim nga Irani do të na futë të dridhurat në trup. Imazhi ynë ndërkombëtar është i shkatërruar. Dobësia e udhëheqjes sonë është zbuluar faqe të gjithëve. Për vite të tëra ia dolëm ta mashtronim botën të mendonte se ishim një vend i fortë, një popull i mençur dhe një ushtri e fuqishme.

Në fakt, ne jemi një shtet me një forcë ajrore, por kjo me kushtin që ajo të zgjohet në kohë. Pjesërisht, është vendi shumë i rëndësishëm që zë ushtria në Izrael, ajo që e bën kaq shumë të vështirë pranimin e humbjes na Gaza. Për ushtrinë nuk mund të thuash dot asgjë të keqe.

Kështu ne vazhdojmë të gënjejmë veten. Së bashku me psikologjinë natyrore, ka makineri që prodhojnë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka një kamp politik, mbijetesa e të cilit varet shumë nga një “fitore”. Ai ka kohë që ka humbur çdo lidhje me të vërtetën dhe realitetin. Ne e kemi njohur liderin e saj, “Pinokun” njerëzor.

Prej muajsh ai ka folur për “fitoren totale” apo se jemi “një hap larg fitores”. Dhe ka nja dy muaj që thotë se do të hyjmë në Rafah “menjëherë” ose maksimumi “nesër”. Regjimi duhet të zvarritet për aq kohë sa të jetë e mundur dhe ndërkohë të gënjejë.

Rafah është blofi më i ri i zëdhënësve të pushtetit për të na mashtruar dhe për të na nxitur të mendojmë se fitorja është vetëm pak çaste larg. Në kohën kur do të hyjmë në Rafah, kjo ngjarje do të ketë humbur rëndësinë e tij. Mund të ketë një inkursion, ndoshta të vogël, le të themi muajin e ardhëm.

Por pas kësaj, ata do t’i shesin publikut gënjeshtrën e radhës. Realiteti është se qëllimet e luftës nuk do të arrihen. Hamasi nuk do të zhduket. Pengjet nuk do të rikthehen përmes presionit ushtarak. Dhe siguria nuk do të rivendoset. Sa më shumë që zëdhënësit ulërasin se “ne po fitojmë”, aq më e qartë është se po humbasim.

Gënjeshtra është zanati i tyre. Duhet të mësohemi me këtë. Jeta është më pak e sigurt se përpara 7 tetorit 2023. Humbja që përjetuam në këtë luftë do të na rëndojë jo pak gjatë viteve të ardhshme. Izolimi ndërkombëtar do të jetë po aty. Dhe sigurisht, të vdekurit nuk do të rikthehen në jetë.

Për disa nga ne, jeta mund të kthehet disi në normalitet, me frikën e tmerrshme të një përsëritjeje të afërt të konfliktit. Por për disa prej nesh, nuk do të ketë më rikthim në jetën e dikurshme. Ata njerëz do të ecin mes nesh si të vdekurit e pa kallur në dhe. Dhe mjerisht këtë zgjedhje e kemi bërë me votën tonë. Kështu është e vërteta. Duhet të mësohemi me këtë realitet të trishtë.

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Vendi evropian me një paralajmërim: “Largohu urgjentisht nga Irani!”

Vendi evropian me një paralajmërim: “Largohu urgjentisht nga Irani!”

Rama për sulmin e Iranit, pa frazën e tmerreshme që avokon Izraelin

Rama për sulmin e Iranit, pa frazën e tmerreshme që avokon Izraelin

Presidenti iranian: “Mësim i paharrueshëm” për Izraelin

Presidenti iranian: “Mësim i paharrueshëm” për Izraelin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni