Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Humbja e PD-së, katastrofa që e nisi Berisha në 2009-ën

by te Sheshi
27/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Erë berishizmi, Basha nga Kukësi mbajti një fjalim ndryshe

Rezultati i këtyre zgjedhjeve tregon se e vetmja parti që ka shënuar humbje është Partia Demokratike.

Kjo është humbja e dytë e saj e madhe pas vitit 2013.

Në vend që të përmirësonte rezultatin e 4 viteve më parë ajo e thelloi dhe më tej humbjen duke dalë forcë e tretë politike në disa qarqe.

Po çfarë ka ndodhur?

Kjo humbje e së djathtës shqiptare, partia e krijuar pas rënies së regjimit komunist dhe një nga dy partitë më të mëdha në vend, ka nisur në fakt që në vitin 2009, ku pas një fitore të ngushtë në vota dhe mandate, ish-kryetari i saj Sali Berisha bëri një aleancë të shpejtë me një pjesë të së majtës, LSI-në e Ilir Metës.

Marrëveshja e bërë pa u mbyllur numërimi i votave e mbajti dhe 4 vite në pushtet por i shtroi rrugën e tatëpjetës në elektorat.

Faturën e atij mandati qeverisës e mori vetëm PD-ja.

Ndërsa LSI-ja ngrihej dhe shtonte votat nga 80 mijë në 180 mijë në vitin 2013, PD-ja u pakësua po me aq  vota.

E njëjta gjë ndodhi dhe në 2017-ën.

LSI dhe pse e vetme në zgjedhje ruajti kuotat e saj, madje duke u rritur më tej si parti, ndërsa PD-ja shënoi një tjetër humbje të madhe, këtë herë me një kryetar të ri në krye, Lulzim Bashën.

Prova e parë në zgjedhje parlamentare e Bashës po rezulton një disfatë e vërtetë dhe po e nxjerr këtë parti, që lindi nga nevoja për ndërtimin e sistemit demokratik pluralist, në një forcë që po lufton për mbijetesë në përfaqësimin e së djathtës shqiptare.

Votuesit shqiptarë të zhgënjyer nga aleanca e 2009-ës e nxorën në opozitë në 2013-ën. Por në 4 vitet që pasuan opozita nuk tentoi të ringrihej, të pastrohej, të riorganizohej, duke e përqëndruar aksionin e saj të vetëm të madh politik në 3 muajt e fundit para fushatës në çadër në bulevard.

Një tjetër marrëveshje me të majtën pas asaj të 2009-ës ndodhi pak para zgjedhjeve, në 18 maj, duke sjellë mesa duket një tjetër zhgënjim tek elektorati i djathtë.

Pasi u takua me Ramën, Basha nuk arriti të përcillte tek elektorati idenë e garës; nuk kuptohej nëse ai garonte me Metën apo me Ramën, apo me askënd.

Gjuha e butë e fushatës dhe përkedhelja e kundërshtarit si nga Basha, si nga Rama, favorizoi këtë të fundit.

Nxjerrja jashtë listave nga ana e Bashës të kastës së vjetër nuk solli rezultatin që ai do të dëshironte. Përkundrazi. Duke pasur mundësinë që të ruanin strukturat e partisë në qarqet e tyre, duke pasur ndikim në elektorat deri në momentin që dolën nga lista, të përjashtuarit punuan për humbjen e PD-së si hakmarrje personale ndaj Bashës.

Mjafton të shohim rezultatin e Shkodrës, ku u la jashtë Jozefina Topalli dhe në prag të zgjedhjeve dha dorëheqjen kreu i degës. Vota e Shkodrës, djepit të së djathtës, që e nxjerr PD-në në minorancë tregon një shuplakë me votën kundër ose me bojkotin e zgjedhjeve.

Ndaj sot kemi këtë rezultat që i thërret opozitës dhe jo qeverisjes, siç mund të pritej në çdo zgjedhje normale.

Në vend që të ndëshkohej qeverisja, ajo u votbesua me një shumëzim votash, ndërsa opozita u ndëshkua për mungesë fryme, për mungesë organizimi dhe për për mungesë koherence me kundërshtarët./tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
“Facebook” bllokon portalet nga Velesi i Maqedonisë që propagandonin Trump-in

“Facebook” bllokon portalet nga Velesi i Maqedonisë që propagandonin Trump-in

Absurdi i PDIU-së: Jashtë parlamentit Mesila Doda, në vend të saj Reme Lala

Absurdi i PDIU-së: Jashtë parlamentit Mesila Doda, në vend të saj Reme Lala

Beteja epike e Shpëtim Idrizit për mandat: shpresë nga çamët e Rrogozhinës

Beteja epike e Shpëtim Idrizit për mandat: shpresë nga çamët e Rrogozhinës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni