Shumë histori dashurie gjatë 200 viteve janë kurorëzuar me një objekt të vetëm. Bëhet fjalë për një unazë me gur të kuq të rrethuar anash me gurë të tjerë që shkëlqejnë, me një vlerë materiale që ende nuk dihet por që me siguri nuk mund të matet me vlerën shpirtërore.
Kjo unazë kishte përfunduar në gishtin e 45 vjeçares Francesca në shenjë dashurie, siç kishte qenë për mamanë, gjyshen e stërgjyshen e të fejuarit të Francescës, një burrë danez ky i fundit.
Papritur, unaza zhduket dhe vetë Francesca nuk mban mend se ku e ka lënë apo në ç’vend e ka humbur. “E hoqa vetëm një moment për të provuar një kostum banje dhe e vendosa në çantë. Kur e kërkova për ta vënë sërish, nuk e gjeta më”, – tregon e prekur 45-vjeçarja.
“I fejuari im më tha që më dha një pjesë të zemrës së tij dhe mua më humbi. Ju lutem, më ndihmoni ta gjej”, – është kërkesa e Francescës. /tesheshi.com/